LAJMI I FUNDIT:

Gjenerali amerikan për 5G: Udhëheqësit e Shqipërisë duhet të vendosin se kujt do t’i besojnë

Gjenerali amerikan për 5G: Udhëheqësit e Shqipërisë duhet të vendosin se kujt do t’i besojnë

Ndërtimi i rrjetit 5G në Shqipëri ishte në fokus të diskutimeve të konferencës së mbajtur në Tiranë me temë “Sfidat e sigurisë së NATO-së përballë teknologjisë”

Generali amerikan James Jomes, pati një mesazh të qartë për krerët e shtetit shqiptar në këtë drejtim.

“Ndërkohë që Shqipëria përgatitet për të azhornuar rrjetet e saj në 5G vitin e ardhshëm është e detyrueshme që liderët e saj të vendosin se kujt do ti besojnë. Shqipëria duhet të mbetet një anëtare aktive dhe e angazhuar e NATO-së. Shqipëria duhet të jetë e sigurt të bashkohet me 5G me ata që ka vendosur NATO-së. Po hyjmë në një botë të 5G dhe nuk ka asnjë dyshim. Mund ta mendojmë si një rrip dixhital dhe një strategji rrugore dhe shumë vende po bien në një strategji të rrezikshme. Kemi shumë arsye për të besuar me mes të tjerash Kina e shikon përdorimin e pajisjeve të saj 5G si platforma tregtare inteligjente të cilat vendosën në zemër të sistemeve të kombeve në të gjithë globin.Të gjitha këto teknologji dhe zhvillime dixhitale që ka Kina i japin asaj në dorë një lak shumë të fuqishëm ku 5G mund të shërbejë si kolona e pestë”, tha Jomes.


Kompania kineze Huawei ka reaguar pas debateve që kanë lindur mbi rrjetin 5G në Shqipëri. Zyrtarët e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, paralajmëruan kundër ndërhyrjes së Kinës në këtë rrjet, ndërsa zyrtarë të shumicës qeverisëse janë shprehur ditët e fundit se Shqipëria duhet të mbajë të njëjtin qëndrim si Uashingtoni për këtë çështje.

Kompania kineze Huawei reagon pas debateve mbi rrjetin 5G në Shqipëri
Lexo po ashtu Kompania kineze Huawei reagon pas debateve mbi rrjetin 5G në Shqipëri

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj Huawei të cilin e akuzoi për spiunazh dhe e shohin si kërcënim për sigurinë kombëtare. /Ora News/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori