LAJMI I FUNDIT:

Gazetarët anglezë të befasuar me ngritjen e flamujve të Anglisë në “Fadil Vokrri”

Gazetarët anglezë të befasuar me ngritjen e flamujve të Anglisë në “Fadil Vokrri”
(Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Kosova ka vazhduar të tërheqë vëmendje mediatike për organizimin e jashtëzakonshëm të mikpritjes që ia ka bërë Anglisë për ndeshjen e fundit kualifikuese për ‘Euro 2020’.

Komentatori i BBC Radio 5 Live, Ian Dennis, është nga anglezët e shumtë që janë befasuar me mikpritjen që iu është bërë atyre, si në qytet ashtu edhe brenda stadiumit “Fadil Vokrri”.


“Çfarë pritjeje. Tifozët e Kosovës me flamuj të St George (flamuri i Anglisë) duke e mbajtur lart gjatë himnit të Anglisë. Mirë se erdhët dhe respekt”, ka shkruar Dennis në një postim në Twitter.

Nga ana tjetër, gazetari i The Mirror, John Cross, është mahnitur me flamujt e Anglisë që u ngritën nga tifozët shqiptarë të pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri”.

tifozët duke i mbajtur flamujt e Anglisë në “Fadil Vokrri” (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Kur “God Save The Queen” i lëshua, secili tifoz i Kosovës në stadium e ngriti një flamur të St George (flamur të Anglisë), ka shkruar John Cross në postimin e tij në Twitter, të cilin e ka shoqëruar edhe me një fotografi në stadium. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori