LAJMI I FUNDIT:

Derisa e uron Kosovën për sukses ndaj Anglisë, Kuka vë në pah vështirësitë me të cilat përballen federatat sportive

Derisa e uron Kosovën për sukses ndaj Anglisë, Kuka vë në pah vështirësitë me të cilat përballen federatat sportive
(Foto: Getty Images/Guliver/Facebook)

Trajneri i sukseseve në sportin e xhudos, Driton Kuka, e ka uruar Kosovën para takimit ndaj Anglisë, duke vlerësuar mikpritjen që i është bërë një vendi mik.

Në ndërkohë, derisa e ka çmuar atë që po e bën sporti, ai ka vënë në pah edhe vështirësitë me të cilat përballen federatat sportive në vendin tonë.


“Krejt Kosova po vlon në prag të ndeshjes me Anglinë… Spektakël i madh për vendin tonë me pas mysafir një ekip kulminant nga një vend mik! Mikpritja tregon virtytet tona si popull dhe kjo shpresoj të ruhet gjithmonë. Por në fushë dhashtë Zoti pesë copa Anglisë”.

“E si gjithmonë sporti po i jep energji vendit tonë, por sporti gjegjësisht federatat janë mbet pa asnjë financim dhe tremujorshi i fundit i vitit federatat i ka mbështet për muri me ja qit çelësin e me i ndal aktivitetet krejt!”.

“E federatat kanë zgjedhur rrugën ma të keqe që vetëm nëpër kafe t’i shprehin shqetësimet eventualisht me ndonjë e-mail duke mos ngritur zërin për gjendjen alarmante. Komiteti Olimpik bashkë me federatat një takim urgjent për këtë çështje!”.

“Kosovë suksese sonte na bëni krenarë me lojë e përkushtim ashtu siç sportistët po e bëjnë më së miri për shtetin tonë të ri e kombin tonë shqiptar”, ka shkruar Kuka në postimin e tij në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

La Liga
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori