LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Henry merr drejtimin e klubit nga MLS

Zyrtare: Henry merr drejtimin e klubit nga MLS

Legjenda franceze, Thierry Henry është emëruar si trajneri i ri i klubit nga Mayor League Soccer (MLS), Montreal Impact.

Ish-ylli i Arsenalit dhe Francës ka nënshkruar një marrëveshje dy vjeçare me klubi nga MLS, e cila e sheh atë të kontraktuar me klubin deri në vitin 2022.

Henry, një ish-lojtar i New York Red Bulls shtoi se është nder të jetë trajner i Montrealit, ndërsa mezi pret të fillojë punën.


Të gjitha lajmet rreth Thierry Henry
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Thierry Henry

“Është një nder të emërohesh si trajner i Montreal Impact dhe të kthehesh në MLS”, ka thënë fillimisht Henry.

“Është një kampionat që e njoh mirë dhe ku kam kaluar disa periudha të mira”.

“Të jesh në Quebec me Montreal, e cila ka një trashëgimi të madhe multikulturore, është diçka e jashtëzakonshme”.

“Gjithmonë kam pasur një vëmendje në këtë klub dhe tani jam këtu”, përfundoi francezi. /Telegrafi/