EULEX-i ka mbajtur një varg të kurseve të trajnimeve për Njësinë e hetimit të krimeve të luftës në Policinë së Kosovës.
Ky trajnim, i zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, kishte për qëllim t’i ndihmonte Njësisë së hetimit të krimeve të luftës për zhvillimin e një sistemi bashkëkohor të menaxhimit të rasteve dhe për përmirësimin e kapaciteteve të saj në fushat e ndërtimit, administrimit dhe analizimit të rasteve të krimeve të luftës, thuhet në njoftimin për media.
“Plotësisht i vetëdijshëm për faktin se një numër i madh i rasteve të krimeve të luftës janë shumë të ndërlikuara dhe të ndërlidhura me raste të tjera të krimeve të luftës, EULEX-i është duke e mbështetur Policinë e Kosovës në mënyrë aktive për themelimin e bazës së të dhënave dhe për përdorimin sa më të mirë të këtij mjeti për rastet e krimeve të luftës,” theksoi Roland Burgsteiner, monitorues për rastet e krimeve të luftës nga Njësia e EULEX-it për monitorimin e rasteve, dhe organizator i trajnimit.
Baza e të dhënave, e zhvilluar nga Policia e Kosovës me ndihmën e EULEX-it, do t’i mundësojë hetuesve të trajnuar për rastet e krimeve të luftës që të organizojnë sasi të mëdha të të dhënave, të menaxhojnë në mënyrë efikase raste të ndërlikuara të krimeve të luftës dhe t’i përgatisin ato raste për ndjekje penale.
Drejtori i Drejtorisë për Krime të Rënda dhe Hetime, Major Fadil Gashi, e falënderoi EULEX-in për mbështetje dhe bashkëpunim të vazhdueshëm, duke shtuar: “Meqë tani ne kemi marrë përsipër komponentë e hetimit të rasteve të luftës nga EULEX-i, ne mirëpresim programe të trajnimeve në fushën e menaxhimit të këtyre rasteve të ndjeshme”.
Në dhjetor të vitit 2018, si rezultat i rikonfigurimit të mandatit të EULEX-it, Misioni dorëzoi dosjet policore të rasteve të krimeve të luftës tek autoritetet e Kosovës. Sot, monitoruesit policorë të EULEX-it kryejnë monitorime sistemike në nivel të Policisë së Kosovës, duke u përqendruar në fushat tematike të krimeve nga e drejta ndërkombëtare, krimeve të dhunës të bazuar në gjini dhe krimeve nga urrejtja, dhe ofrojnë ekspertizë dhe këshilla për trajtimin e atyre çështjeve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'