LAJMI I FUNDIT:

Panairi i librit, “Tirana 2019”

Panairi i librit, “Tirana 2019”

Panairi i librit “Tirana 2019” hapi dje dyert e edicionit të tij të 22-të, në Pallatin e Kongreseve.

Ky është një nga evenimentet kryesore të promovimit të leximit. Qytetarët do të kenë mundësi të vizitojnë rreth 100 stenda ekspozuese të të gjitha trevave shqipfolëse që i janë bashkuar aktivitetit.

Ajo që e bën gjithmonë të veçantë panairin është se lexuesit kanë mundësi të takojnë nga afër disa prej autorëve të tyre të preferuar si dhe të njihen me botimet e reja.


Rreth 60 tituj të rinj do të promovohen në panair dhe rreth 200 shkrimtarë, krijues, përkthyes do të jenë pjesë e 100 veprimtarive, të cilat do të organizohen në stendat e shtëpive botuese.

Panairi do të zgjasë deri në datën 17 nëntor.