LAJMI I FUNDIT:

Kompania për shitjen e biletave Kosovë – Angli, deklaron se ka pasur sulme kibernetike dhe se së shpejti do të rregullohet sistemi

Kompania për shitjen e biletave Kosovë – Angli, deklaron se ka pasur sulme kibernetike dhe se së shpejti do të rregullohet sistemi

Kompania “Tiks.app”, që është e autorizuar për shitjen e biletave të ndeshjes Kosovë – Angli, është ankuar në sulme kibernetike për dështimin e sotëm që të shesë biletat për ndeshjen e së dielës.

Ka pasur shumë ankesa nga qytetarët që nuk kanë mundur të blejnë bileta, ndërsa kjo platformë përmes një njoftimi të ri ka thënë se po punon për të riaktivizuar shërbimin.


Sipas tyre një pjesë e biletave janë shitur, ndërsa një pjesë do të kthehet në treg së shpejti.

“Ne si platformë kemi qenë cak i disa sulmeve me ç’rast shërbimi ka qenë shumë i limituar. Ne jemi munduar që shërbimin ta mbajmë aktiv gjatë kësaj, mirëpo kjo gjë nuk ishte e mundur. Disa prej përdoruesve kanë arritur të sigurojnë bileta, ndërsa për përdoruesit e tjerë jemi duke punuar në vazhdimësi për të riaktivizuar shërbimin”.

“Ndjejmë keqardhje për situatën e cila është krijuar dhe shpresojmë të kemi mirëkuptimin e juaj në këtë rast. Shpresojmë që këto akte keqdashëse të ndalen sa më shpejtë dhe shërbimi i shitjes së biletave të vazhdojë shumë shpejtë”, thuhet në njoftimin e kësaj platforme.

Ndërkohë, shitja e biletave në tregun e zi tashmë ka filluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Premier League
Kalo në kategori