Më 10 nëntor gjatë një takimi në Ohër, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq, pa pjesëmarrjen e Kosovës kanë miratuar një deklaratë me një listë të përparësive dhe masave me të cilat synojnë të përmirësojnë bashkëpunimin rajonal.
Sipas marrëveshjes e cila u quajt “Mini Shengeni ballkanik”, tri nga nëntë pikat kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë të mallrave, transferin e kapitalit financiar dhe unifikimin doganor.
Përfaqësues të biznesit thonë se Kosova nuk duhet të merr pjesë në këto nisma ekonomike, pasi sipas tyre, vendi ynë ka nevojë që t’i rishikoj marrëveshjet paraprake.
Lidhur me këtë, kryetari i Bordit të Odës Afariste të Kosovës, Skënder Krasniqi, tha për Telegrafin se vendi ynë nuk duhet të merr pjesë në këtë nismë, sipas tij, marrëveshjet paraprake e kanë dëmtuar ekonominë e Kosovës.
“Ne besojmë se Kosova në aspektin ekonomik nuk duhet të merr pjesë, sepse nuk ka një strategji të vetën të ecjes së zhvillimit ekonomik. Mungesa e kësaj strategji e bënë të pamundur që ta nënshkruaj një strategji të re dhe ta zbatojë atë. Kosova ka nevojë që t’i rishikoj të gjitha këto marrëveshje para se të vjen te marrëveshja e re, në mënyrë që të jetë më e fuqishme në rast se e hap tregun e rajonit se sa që e ka tani”, tha Krasniqi.
Ai tregon se Marrëveshjen për Tregti të Lirë me vendet e Evropës Qendrore (CEFTA) dhe ajo e Stabilizim-Asociimit (MSA) e kanë dëmtuar Kosovën pasi janë nënshkruar pa koordinim me biznesin.
“Takime si këto në aspektin e përgjithshëm nuk janë të këqija, në qoftë se shikohet për Kosovën, por forma se si vendi ynë i ka nënshkruar këto marrëveshje, si CEFTA dhe MSA, kanë qenë forma që e kanë dëmtuar Kosovën, të cilat janë nënshkruar pa ndonjë koordinim me biznesit”, tregon ai.
Për kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, asnjë iniciativë ekonomike rajonale nuk do të ketë sukses pa zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai në një shkrim në Facebook, ka reaguar duke thënë se ky “Mini Shengen” ballkanik duhet të përmbajë argumente kredibile ekonomike.
“Problemi fondamental në raportet e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor është marrëdhënia aktuale Kosovë-Serbi. Nuk do të ketë sukses asnjë iniciative e re, asnjë reformë në procesin e zgjerimit, asnjë iniciativë ekonomike dhe financiare për rajonin, pa zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë. Integrimi politik dhe ekonomik në rajon është i pamundshëm në rrethanat kur vendet që synojnë integrimin nuk e njohin njëra-tjetrën”, ka shkruar Rukiqi, përcjell Telegrafi.
Nisma për “Mini Shengenin” ballkanik është përshëndetur nga i dërguari posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.
Ai në takimin e Forumit Ekonomik Botëror, që u mbajtur të premten e kaluar në Davos të Zvicrës, është shprehur se në këtë projekt ka vend edhe për Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjën e Hercegovinën.
“Angazhimi i Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë të promovojnë bashkëpunimin përmes së ashtu-quajturës nisma e Shengenit ballkanik është shpresëdhënës, është një tregues që liderët në rajon po marrin përgjegjësi për fatin e tyre, po marrin në dorë të ardhmen e vet. Arkitektura e kësaj nisme ka një skaj të hapur, ka vend për Malin e Zi, Bosnjën e Hercegovinën dhe Kosovën. Nisma është premtuese, ka mbështetjen tonë dhe angazhimin tonë për të bashkëpunuar me liderët e Ballkanit Perëndimor për ta çuar përpara”, ishte shprehur Palmer.
Takimi i radhës së liderëve të Ballkanit Perëndimor do të mbahet në Durrës më 21 dhjetor, ku pritet të jetë sërish e ftuar edhe Kosova. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë