LAJMI I FUNDIT:

Rukiqi: Nuk do të këtë sukses asnjë iniciativë ekonomike për rajonin, pa zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë

Rukiqi: Nuk do të këtë sukses asnjë iniciativë ekonomike për rajonin, pa zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukqi, ka reaguar për takimin që u mbajt në Ohër të Maqedonisë së Veriut për themelimin e të ashtuquajturës “Shengeni i vogël” apo “Minishengeni Ballkanik”.

Lidhur me këtë, Rukiqi ka thënë se nuk do të këtë sukses asnjë iniciativë ekonomike për rajonin, pa zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell Telegrafi.


Ai ka shtuar se ky minishengen është një kontekst i ri për Ballkanin Perëndimor, por sipas tij, kjo duhet të përmbajë argumente kredibile politike dhe ekonomike.

“Problemi fondamental në raportet e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor është marrëdhënia aktuale Kosovë-Serbi. Nuk do të ketë sukses asnjë iniciative e re, asnjë reformë në procesin e zgjerimit, asnjë iniciativë ekonomike dhe financiare për rajonin, pa zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë. Integrimi politik dhe ekonomik në rajon është i pamundshëm në rrethanat kur vendet që synojnë integrimin nuk e njohin njëra-tjetrën”, ka reaguar Rukiqi në një shkrim në Facebook.

Sipas marrëveshjes, tri nga nëntë pikat kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë të mallrave, transferi i kapitalit financiar dhe unifikimi doganor. /Telegrafi/