LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon lufta diplomatike e Serbisë, Daçiq: Gana, shteti i 16-të që tërheq njohjen e Kosovës

Vazhdon lufta diplomatike e Serbisë, Daçiq: Gana, shteti i 16-të që tërheq njohjen e Kosovës

Institucionet e Qeverisë së Serbisë, vazhdojnë luftën diplomatike kundër Kosovës, dhe pranimit të saj në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se Republika e Ganës është shteti i 16-të i radhës që ka tërhequr njohjen e Pavarësisë së Kosovës.


Ai këto deklarata i ka bërë për televizionin “Prva”, duke thënë se nota verbale nga Ministria e Punëve të Jashtme të Ganës, ka ardhur gjatë vikendit ku konfirmohet tërheqja e njohjes për Kosovën.

“Ky është shteti më i madh që ka bërë një gjë të tillë, i ka 30 milionë banorë, është tri herë më i madh se Serbia. Gana tradicionalisht ka qenë shtet mik i Jugosllavisë”, ka thënë Daçiq, duke paralajmëruar se deri në fund të vitit do të ketë edhe tërheqje tjera të njohjeve të Pavarësisë së Kosovës.

Daçiq ka thënë se me shtetin e Ganës bisedimet për këtë kanë vazhduar gjatë dhe në të gjitha nivelet me përfaqësuesit e institucioneve të këtij vendi, madje sipas tij ka biseduar edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Maja Gojkoviq si dhe ai personalisht si ministër i Punëve të Jashtme.

“Gana është një shtet i rëndësishëm dhe serioz dhe nota verbale të cilën ata e kanë shkruar është më e mirë sesa do ta kishim bërë ne. Në fjalinë e dytë thuhet se Gana këtë vendim për tërheqje të njohjes e ka marrë si rezultat që qeveria e mëhershme ka bërë njohje të gabueshme për Kosovën si shtet i pavarur, si dhe kundër shkeljes së rregullave të Helsinkut dhe në kundërshtim me rezolutën 1244”, u shpreh Daçiq.

Ndryshe, shteti Serb në vazhdimësi ka penguar Kosovën të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare si INTERPOL, UNESCO dhe të tjera.

Telegrafi ka provuar të kontaktoj me Ministrinë e Punëve të Jashtme lidhur me deklaratat e ministrit të jashtëm serb, Daçiq, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori