LAJMI I FUNDIT:

Klopp: Zhvilluam ndeshje perfekte, loja e Cityt ishte e bllokuar

Klopp: Zhvilluam ndeshje perfekte, loja e Cityt ishte e bllokuar
Jurgen Klopp (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Jurgen Klopp është shprehur shumë i lumtur me fitoren ndaj Manchester Cityt në kuadër të Ligës Premier.

Trajneri i Liverpoolit ka thënë se fitorja 3-1 ishte shumë e vështirë, por ata arritën që të shënonin shumë herët dhe kjo gjë ndikoi në rrjedhën e lojës.

“Në këto ndeshje ju duhet të jeni të shpejtë nga krahët dhe ta detyroni kundërshtarin të luajë përmes qendrës”, ka thënë fillimisht gjerman.


Liverpool vs Manchester City (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

“Nëse ju arrin ta bllokoni edhe lojën e tyre në qendër, atëherë duhet të zhvilloni lojë të shpejtë dhe me pasime të sakta, atë e bënë sot lojtarët e mi dhe jam shumë i lumtur me ketë gjë”.

“Shënuam dy gola qysh në fillim dhe më pas kishim lojën nën kontroll, por City nuk ndaloi së sulmuari, por që ne ishim të vëmendshëm”.

“Ishim të lodhur në fund dhe nga kjo erdhi goli, por që ia dolëm të fitonim këtë ndeshje të vështirë, është diçka e madhe”, ka shtuar më tej ai.

Liverpooli vazhdon të jetë lider i Ligës Premier me 34 pikë, me vetëm një barazim ndaj Manchester United, derisa në xhiron e ardhshme do të përballet me Crystal Palacen. /Telegrafi/