LAJMI I FUNDIT:

Guardiola pas humbjes nga Liverpooli: Treguam se përse jemi kampion

Guardiola pas humbjes nga Liverpooli: Treguam se përse jemi kampion
Pep Guardiola (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Gulver)

Pep Guardiola është deklaruar pas humbjes që pësoi Manchester City ndaj Liverpooli në Anfield Road.

Citizens u mposhtë 3-1 në udhëtim te The Reds në kuadër të javës së 12-të në Ligën Premier në një ndeshje që ishte spektakolare.


Trajneri spanjoll ka thënë pas takimit se përkundër humbjes, ai është krenar me lojtarët e tij dhe se kanë treguam se përse janë kampion të ligës angleze.

Liverpool vs Manchester City (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

“Sot kemi treguar se përse jemi kampion”, ka thënë fillimisht Guradiola.

“Jam krenar me lojtarët e mi dhe nuk është e lehtë të luadh në këtë stadium dhe ndaj kampionit evropian”.

Liverpool vs Manchester City (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

“Nuk isha i lumtur me golin e parë të shënuar, pasi ishte gabim i gjyqtarëve dhe ndryshoi rrjedhën e lojës. Duhej të shikohej më mirë VAR-i dhe të ishte një vendim i drejtë”.

Katër gola të shënuara, tri momente të dyshimta - Liverpooli gjunjëzon Cityn në Anfield Road
Lexo po ashtu Katër gola të shënuara, tri momente të dyshimta - Liverpooli gjunjëzon Cityn në Anfield Road

“Kjo ishte njëra ndër paraqitjet tona më të mira dhe janë ende shtatë muaj në pyetje, por nëse Liverpooli e fiton, do të jem i pari që e uron”, ka shtuar më tej spanjolli.

Liverpooli ka thelluar tani diferencën me nëntë pikë ndaj Manchester Cityt, derisa me Leicesterin dhe Chelsean ka nga tetë. /Telegrafi/