Beteja e partive më të vogla në Maqedoni për zgjedhje me një njësi zgjedhore
Partitë e vogla politike dhe Lidhja Social-Demokrate e kryeministrit Zoran Zaev mbështesin propozimin për ndryshimin e modelit zgjedhor nga gjashtë, në një njësi zgjedhore me lista të hapura.
Ky model kërkojnë të nisë të zbatohet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, më 12 prill. Nisma është ndërmarrë nga disa parti të vogla, të cilat aktualisht me së paku 14 deputetë veprojnë në kuadër të koalicioneve të partive të mëdha politike maqedonase, LSDM dhe OBRM-PDUKM.
“Vlerësoj se modeli më i mirë zgjedhor do të ishte ai me një njësi zgjedhore me lista të hapura. Ky është një model që garanton demokratizimin e shoqërisë. Deputeti do të ketë integritetin e tij, nuk do të jetë më gjithçka në duart e liderit të partisë, pasi do të jenë votuesit ata që do t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Kuvend”, ka deklaruar Liljana Popovska nga partia Rimëkëmbja Demokratike, në koalicion me LSDM-në.
Edhe disa nga partitë e vogla shqiptare kërkojnë ndryshimin e modelit zgjedhor për të hequr, sipas tyre, dominimin e partive të mëdha.
“Mendojmë se modeli i tanishëm zgjedhor duhet të ndryshohet pasi konsiderojmë se ky model e ngulfat demokracinë, meqë i favorizon partitë më të mëdha politike”, ka deklaruar Driton Sulejmani nga partia Alternativa.
Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se ndryshimi i modelit zgjedhor me një njësi nuk është i favorshëm për partitë e mëdha, por ai do ta mbështesë me qëllim të, siç thotë, forcimit të demokracisë në vend.
“Ne besojmë dhe e mbështesim një model të tillë edhe pse e dimë se partitë e mëdha do të humbin, do të fitojnë partitë e vogla dhe demokracia në përgjithësi. Nuk do të ketë më mundësi për sjellje autoritare të liderëve, apo partive të mëdha. Ky do të ishte një përfitim i madh për të gjithë qytetarët. Nëse propozimi do të vendoset për votim, ne do ta mbështesim dhe shpresoj se edhe do të kalojë, por nëse nuk votohet ne nuk do të heqim dorë, zgjidhjen do ta kërkojmë në ciklet tjera zgjedhore”, ka deklaruar Zaev.
Por, Bashkimi Demokratik për Integrim është kundër ndryshimit të modelit zgjedhor, ndërsa mbështet miratimin e të gjitha ndryshimeve tjera që kërkohen nga raporti i OSBE/ODIHR-it.
“Propozim -ndryshimi i Kodit zgjedhor nuk përmban asnjë ndryshim të modelit zgjedhor, por vetëm përfshin ndryshimet apo rekomandimet e OSBE/ODIHR-it nga dy palë zgjedhjet e fundit presidenciale dhe lokale”, ka deklaruar deputeti i BDI-së, Artan Grubi.
Edhe nga VMRO DPMNE-ja, partia më e madhe maqedonase është kundër ndryshimit të modelit në këtë fazë. Nga kjo parti thonë se janë për model të ri, por jo me një njësi zgjedhore.
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut numëron 120 deputetë, të cilët zgjidhen në gjashtë njësi zgjedhore, apo nga 20 në çdo njësi zgjedhore. Partitë e vogla pretendojnë se në rast se vendi do të kishte një njësi, atëherë votat e tyre nuk do të shpërndaheshin nëpër njësi, që pamundësojnë të ketë përfaqësues të tyre në Kuvend./Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MPB: Qytetarët edhe nesër do të mund të marrin letërnjoftimet e reja
S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë
Prokuroria e Velesit nis hetim për armëmbajtje pa leje për të arrestuarit në Çashkë
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime
FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'