LAJMI I FUNDIT:

Nënkryetari i LVV-së jep detaje për shkrirjen e disa ministrive

Nënkryetari i LVV-së jep detaje për shkrirjen e disa ministrive

Një koalicion eventual në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës do të tkurrë edhe numrin e Ministrive.

Nga 21 Ministri sa janë aktualisht, LVV dhe LDK janë dakorduar që Qeveria e re t’i ketë vetëm 12.

Shumë nga to do të shuhen dhe do t’iu bashkohen Ministrive tjera. Njëra ndër to mund të quhet edhe super Ministri.


Detaje se si do të duket super Ministria i jep për KosovaPress nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi.

“Ministria e Zhvillimit Ekonomik do të jetë Ministri në veti, por Ministri të tjera do të bashkohen me të. Për shembull, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të bashkohen më të, sipas njërit prej versioneve. Ministra e Punës jo e Mirëqenies Sociale, por vetëm e Punës. Po ashtu edhe një pjesë e Ministrisë së Inovacionit, si dhe një pjesë e Ministrisë së Diasporës që merret me investime strategjike. Do të thotë kjo Ministri do të bëhet një super ministri. Ministria e Inovacionit kalon tek Ministria e Arsimit dhe roli primar si Ministri nuk është, por si departament e ka për me mbështet hulumtimet shkencore”, thotë ai.

Megjithatë Bislimi thotë se janë dy versione të formatit të Qeverisë por që sipas tij kanë dallime shumë të vogla./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori