LAJMI I FUNDIT:

Gjilani ankohet se në Vushtrri iu ofendua futbollisti në baza racore

Gjilani ankohet se në Vushtrri iu ofendua futbollisti në baza racore

Gjilani ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Vushtrria me rezultat 1-3.

Por bardhekuqtë pas ndeshjes kanë reaguar në llogarinë zyrtare në lidhje me ofendimet ndaj futbollistëve të tyre dhe thirrjeve raciste ndaj futbollistit brazilian Jackson Ferreira në duelin të cilin ‘kuqebardhët’ e zhvilluan në Vushtrri.


Ferreira u ofendua nga tifozët vendas në “Ferki Aliu” me thirrjet “hu-hu-hu-hu” dhe e kanë quajtur “monkey” që në shqip i bije “majmun”.

Reagimi i plotë i Gjilanit:

Përgjatë zhvillimit të takimit të sotëm disa tifozë të Vushtrrisë nuk kursyen dhe ofendimet karshi futbollistëve dhe stafit tonë.

Disa prej tyre përdorën gjuhën më banale, e disa ofenduan edhe në baza racore futbollistin tonë Brazilian, Jackson Ferreira.

SC Gjilani dënon rëndë këto dukuri në stadiumet tona të cilat nuk kanë vend në ambientin ku duhet të zhvillohet futboll dhe jo të ofendohet futbollisti ynë në ato lloj mënyra, nga ata tifozë që në asnjë moment nuk e kursyen atë nga këto lloj ofendime.

Skuadra e Gjilanit i qëndron afër dhe e mbështet futbollistin tonë dhe me shpresë se këto dukuri negative të cilat fatkeqësisht janë ende prezente në stadiumet tona, të ndalen dhe rastet sikur ky i sotmi të mos përsëriten më.

Gjithashtu bëjmë apel nga organet kompetente, që këta persona të zbulohen dhe të marin dënimet e tyre të merituara, pasiçë, ato ndikojnë negativisht edhe në mbarëvajtjen e kampionatit elitar në Kosovë.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori