LAJMI I FUNDIT:

Me para nga Japonia do të blihet automjet i ri për ndihmën e shpejtë për spitalin e Tetovës

Me para nga Japonia do të blihet automjet i ri për ndihmën e shpejtë për spitalin e Tetovës

Japonia do të jep si donacion automjet të ri për ndihmën e shpejtë për Spitalin Klinik të Tetovës. Marrëveshja e grantit është nënshkruar nga ambasadorja e Japonisë në Maqedoninë e Veriut Keiko Haneda, drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës Florim Besimi dhe kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Ambasadorja japoneze theksoi se të dy vendet janë miq tashmë 25 vjet, pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Deri tani Japonia ka ndarë 5 grante për Komunën e Tetovës për institucionet mjekësore dhe shkollat. Në të njëjtën kohë, ky do të jetë granti i 10 që Japonia e nënshkruan me Maqedoninë e Veriut. Me zbatimin e tij do të përmirësohen shërbimet mjekësore për qytetarët e të gjithë rajonit”, tha Keiko Haneda.

Ndërsa kryetarja e Tetovës Teuta Arifi, tha se me atë që Japonia para tre viteve vendosi që të hapë ambasadë në Shkup dhe të ketë ambasador rezident, tregon për atë se sa i madh është respekti i Japonisë dhe mbështetja që e jep.

Ndryshe, ambasadorja japoneze gjatë qëndrimit në Tetovë e vizitoi edhe Xhaminë e Larme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori