LAJMI I FUNDIT:

Njolla gjaku, vetura të bëra shosh nga plumbat dhe fëmijë të plagosur – publikohen pamje të reja të vrasjes së nëntë amerikanëve nga kartelet e drogës në Meksikë

Njolla gjaku, vetura të bëra shosh nga plumbat dhe fëmijë të plagosur – publikohen pamje të reja të vrasjes së nëntë amerikanëve nga kartelet e drogës në Meksikë

Pamjet e rënda nga skena e vrasjes së tre nënave dhe gjashtë fëmijëve të tyre pasi kartelet e drogës hapën zjarr tregojnë një vend të një fëmije në makinë me njolla gjaku dhe se si janë bërë veturat e sulmuara.

Ndryshe, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vrasësit i kishin zënë pritën tre veturave përgjatë një rruge, duke masakruar nëntë qytetarë amerikanë që jetojnë në veri të Meksikës.


Të vdekurit përfshinin binjakët tetë muajsh, Titus dhe Tiana, nënën e tyre Rhonita Miller dhe një 10-vjeçare Krystal dhe 12-vjeçari Howard.

Dy nëna të tjera, Dawna Langford dhe Christina Langford Johnson, si dhe djemtë e Dawna, të moshës 11 dhe tre vjeç, gjithashtu u vranë të gjithë.

Familjet amerikane po shkonin në një dasmë, kartelet e drogës vrasin tri gra dhe gjashtë fëmijë – Trump kërkon “t'i fshijë ata nga faqja e dheut”
Lexo po ashtu Familjet amerikane po shkonin në një dasmë, kartelet e drogës vrasin tri gra dhe gjashtë fëmijë – Trump kërkon “t'i fshijë ata nga faqja e dheut”

Gratë kishin qenë duke vozitur në automjete të ndara me fëmijët e tyre nga komuniteti fetar La Mora, ku ata jetojnë, që është një vendbanim dekadash në shtetin Sonora.

Ndërkohë pamjet e publikuara tregojnë njërën nga makinat e nënës të mbuluar me njolla gjaku.

Një tjetër shihet e shkatërruar nga djegia pasi sulmuesit e rrëzuan automjetin e saj duke shkaktuar shpërthimin e rezervuarit të gazit.

Tri nëna dhe gjashtë fëmijë u vranë nga kartelet e drogës derisa po shkonin në një dasmë, publikohen detaje dhe pamje të reja të ngjarjes që tronditi Amerikën
Lexo po ashtu Tri nëna dhe gjashtë fëmijë u vranë nga kartelet e drogës derisa po shkonin në një dasmë, publikohen detaje dhe pamje të reja të ngjarjes që tronditi Amerikën

Pas marrjes së informatës, një reagim i ashpër ka ardhur edhe nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Ai, duke konfirmuar ngjarjen, ka thënë se familja “u kap midis dy kartelave të drogës, të cilët po qëllonin njëri-tjetrin”.

“Nëse Meksika ka nevojë ose kërkon ndihmë për të pastruar këto monstra, Shtetet e Bashkuara janë të gatshme dhe të aftë të përfshihen dhe të bëjnë punën shpejt dhe në mënyrë të efektshme”, ka thënë Trump. “Kjo është koha që Meksika, me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, të fitojnë luftën mbi kartelet e drogës dhe t’i fshijë ata nga faqja e dheut. Ne thjesht presim një thirrje nga presidenti juaj i ri i ri!”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Spanja përgatit udhëzuesin për të ndihmuar qytetarët t'i përgjigjen rreziqeve që lidhen me një luftë të mundshme

Spanja përgatit udhëzuesin për të ndihmuar qytetarët t'i përgjigjen rreziqeve që lidhen me një luftë të mundshme

Evropa
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori