LAJMI I FUNDIT:

Roth: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i plotësuan kushtet, detyre për zgjerim i mbetet BE-së

Roth: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i plotësuan kushtet, detyre për zgjerim i mbetet BE-së

“Bashkimi Europian e tha fjalën e tij, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë përmbushur kushtet e përcaktuara nga Brukseli dhe ato i përkasin Europës, kështu që është fatale të lëmë hapësirën për aktorë të tjerë si Rusia, Kina apo Turqia”.

Kështu ka shkruar ministri gjerman për Çështjet Europiane, Michael Roth në një opinion për gazetën ”Die Welt”.

Ai thotë se Bashkimi Evropian duhet të reformohet, por shton se thellimi i vonuar i BE-së nuk është në kontrast me zgjerimin e tij.


“Një Bashkim Evropian më i madh, që është në të njëjtën kohë më i aftë, më sovran dhe më demokratik, mund të krijojë më shumë siguri për njerëzit e tij. Prandaj, presidenti në largim i Komisionit të BE-së, Juncker, ka mjaft të drejtë kur thotë se ”është një gabim historik që liderët e BE-së refuzuan më 18 tetor dritën jeshile për përfshirjen e planifikuar të bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”.

“Kjo dështoi për shkak të unanimitetit të kërkuar. Shtyrja e një votimi pozitiv shkaktoi një habi si në Ballkan ashtu edhe në BE, sepse BE-ja u qëndron fjalëve. Të dy vendet kanë përmbushur kushtet e vendosura nga BE. Komisioni Evropian ka kohë që e ka vërtetuar këtë në raportet e tij”, ka shkruar Roth.

Ai thotë se përmbushja e të gjitha kushteve në Ballkanin Perëndimor për paqen, pajtimin dhe demokracinë duhet të jetë qëllimi kryesor i BE-së, sepse ky rajon nuk është oborri i pasmë i shtëpisë evropiane.

“Ai është kopshti në zemër të shtëpisë! Stabilizimi dhe lidhja e rajonit është në interesin e menjëhershëm evropian dhe gjerman. Kur BE i kthen shpinën Ballkanit Perëndimor, ajo ia lë hapësirë aktorëve të tjerë, si Rusia, Kina apo Turqia, ku interesi i tyre kryesor, sigurisht që nuk është forcimi i demokracisë dhe shteti i së drejtës” shkruan Roth.

Sipas tij, një vendim pozitiv do të dërgonte sinjalin e nevojshëm, sipas të cilit BE është serioze për përgjegjësinë e saj për të gjithë Evropën dhe perspektivën e pranimit për Ballkanin Perëndimor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori