LAJMI I FUNDIT:

Mushkolaj: Deklarata e Hazirit normale, kryeministri kalon nga zyra e LDK-së

Mushkolaj: Deklarata e Hazirit normale, kryeministri kalon nga zyra e LDK-së

Analisti Imer Mushkolaj, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në raportet Vetëvendosje-LDK.

Mushkolaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se deklarata e Hazirit se “Albin Kurti kalon nga zyra e LDK-së” mund të tingëllojë si njëfarë kushtëzimi por është normale.

“Deklarata e Hazirit mund të tingëllojë si një kërcënim por është diçka normale. Natyrisht ne po flasim për një koalicion qeveritar dhe pa u pajtuar LDK-ja natyrisht se nuk mund të krijohet koalicioni”.


Ai ka thënë se nuk e sheh si një deklaratë kërcënuese pasi thotë se Haziri në vazhdim ka bërë deklarata të tilla, përcjell Telegrafi.

“Zoti Haziri me këto deklarata po mundohet ‘me një gurë të vrasë dy zogj’. Ai do të tregojë forcën ndaj VV-së por edhe dëshiron të tregojë forcën brenda LDK-së ndaj njerëzve të ri që kanë fituar shumë vota”, tha ai.

Moshkolaj thotë se replikat që Haziri po bën me lexuesit në Facebook nuk duken aspak “institucionaliste”.

Muja: Vënia në tavolinë e postit të presidentit, humbje e VV-së përballë LDK-së
Lexo po ashtu Muja: Vënia në tavolinë e postit të presidentit, humbje e VV-së përballë LDK-së

Ai thotë se edhe Isa Mustafa bëri një deklaratë se “LDK mund të shkojë në opozitë” por thotë se e përmirësoi më pas.

“Këto deklarata janë edhe një matje e pulsit të opinionit publik”, tha ndër të tjera Imer Mushkolaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Kalo në kategori