LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen dhe Rumania fillojnë bisedimet për investime pas refuzimit të Turqisë

Volkswagen dhe Rumania fillojnë bisedimet për investime pas refuzimit të Turqisë

Rumania filloi bisedimet e reja me Volkswagenin menjëherë pas njoftimit të prodhuesit gjigant, se kishte shtyrë vendimin për të ndërtuar një fabrikë të prodhimit të makinave në Turqi.

Sipas ministrit rumun të Tregtisë, Stefan Radu Oprea, vendi ka një ecuri shumë të mirë teknike.

“Ne kemi filluar bisedime të reja me Volkswagen Group dhe Rumania ka një ecuri teknike shumë të mirë dhe ne nuk kemi asnjë problem sa i takon mungesës fuqisë punëtore”, tha ministri Oprea, përcjell Telegrafi.


Nga Volkswageni u deklarua javën e kaluar se ai e kishte shtyrë vendimin e tij përfundimtar për të ndërtuar një fabrikë në shtetin turk, si pasojë e kritikave ndërkombëtare për operacionin ushtarak të Turqisë në veri të Sirisë dhe shqetësimet në lidhje me pasojat që mund të kishte veprimi në fjalë në reputacionin e VW.

Volkswagen shtyn vendimin për ta hapur fabrikën në Turqi, shkak ofensiva në Siri
Lexo po ashtu Volkswagen shtyn vendimin për ta hapur fabrikën në Turqi, shkak ofensiva në Siri

Në pritje të marrjes së vendimit të ri, ekonomitë në zhvillim në Evropën Lindore po luftojnë për tërheqjen e një investimi të tillë në vendin e tyre.

Rumania është shtëpia e prodhuesve të makinave Dacia, në pronësi të Renault të Francës dhe Ford Rumania. Ndërkohë që edhe Bullgaria fqinje po përpiqet me të gjitha mënyrat për të tërhequr investimin e VW, duke dyfishuar incentivat financiare për ta bindur gjigantin e prodhimit të makinave VW se është shteti i duhur për të ndërtuar fabrikën e re. /Telegrafi/