LAJMI I FUNDIT:

Volkswagen shtyn vendimin për ta hapur fabrikën në Turqi, shkak ofensiva në Siri

Volkswagen shtyn vendimin për ta hapur fabrikën në Turqi, shkak ofensiva në Siri

Volkswagen ka shtyrë vendimin se nëse do ta hap fabrikën e saj në Turqi, kështu ka njoftuar një zëdhënës kompanisë.

Sipas tij, kjo shtyrje erdhi si pasojë e kritikës ndërkombëtare për operacionin ushtarak të vendit në Siri dhe shqetësimet për rënie potenciale të reputacionit.


“Ne po vëzhgojmë me kujdes situatën aktuale dhe shikojmë me shqetësim zhvillimet e tanishme”, ka njoftuar zëdhënësi i kompanisë, përcjell Telegrafi.

Në fillim të këtij muaji, Volkswagen krijoi një degë në krahinën perëndimore të Manisa të Turqisë, ndërsa kompania tha që ishte ende në fazat e fundit të bisedimeve dhe se nuk kishte marrë një vendim përfundimtar për fabrikën.

Volkswagen nuk vjen në Kosovë, zgjedh mes Turqisë e Bullgarisë
Lexo po ashtu Volkswagen nuk vjen në Kosovë, zgjedh mes Turqisë e Bullgarisë

Kancelarja gjermane Angela Merkel njoftoi se i ka thënë presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, se sulmi duhet të ndalet sepse rrezikon të krijojë një krizë humanitare.

Vendet e Bashkimit Evropian janë pajtuar për të kufizuar eksportet e armëve në Turqi, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump vendosi sanksione ndaj vendit.

Kujtojmë se Kosova në muajin prill i kishte bërë ftesë zyrtare kompanisë Volkswagen që ta hapë një fabrikë në vendin tonë. /Telegrafi/