LAJMI I FUNDIT:

Roma fiton derbin e javës ndaj Napolit dhe rrëmben vendin e tretë

Roma fiton derbin e javës ndaj Napolit dhe rrëmben vendin e tretë
AS Roma (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Roma ka fituar derbin e javës në Serie A ndaj Napolit me rezultat të ngushtë 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të.

Giallorossët kanë vazhduar serinë pozitive në kampionat, duke marr edhe fitoren e tretë me radhë dhe duke rrëmbyer pozitën e tretë.


Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të mirë dhe shumë raste nga të dyja skuadrat, por ishin vetëm vendasit të cilët gjetën rrjetën.

Ishte Nicolo Zaniolo (19′), i cili shënoi një supergol për epërsinë 1-0, ndërsa Aleksander Kolarov (26′) dështoi të thellojë epërsinë, duke humbur penalltinë.

Festa e Zaniolos (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Napoli pati raste të mira me Arkadiuzk Milik (41′) që goditi traversën me kokë dhe Dries Mertens, i cili goditi mbi portë nga afërsia.

Në pjesën e dytë, Roma gjeti shpejt golin e dytë, ku mesfushori Jordan Veretout (55′) u tregua i saktë nga pika e bardhë për 2-0.

Mysafirët arritën të kthehen në lojë me anë të Milik (72′), i cili nga afërsia ngushtoi epërsinë në 2-1, por kjo nuk i mjaftoi pasi me këtë rezultat përfundoi ndeshja dhe Roma mori tri pikët.

Milik ngushtoi epërsinë (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Me këtë fitore, Roma e sheh veten në pozitën e tretë me 22 pikë, ndërsa Napoli renditet i shtati me 18 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Giallorosët udhëtojnë te Parma, ndërsa Napoli e pret Genoan. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Kalo në kategori