Bizneset në Britaninë e Madhe në këto tre vite pasiguri të BREXIT-it duket se kanë duruar më shumë se sa mundeshin. Tani që afati zyrtar i BREXIT-it po mbaron dhe përsëri dalja nuk u realizua, kompanitë kanë ngecur në një situatë politike thellësisht të paparashikueshme që do të shkatërrojë më tej investimet e biznesit.
Kryeministri aktual Boris Johnson nuk arriti të sigurojë miratimin e marrëveshjes në Parlament, ndaj i kërkoi Brukselit një zgjatje tjetër, ndërkohë që ka folur gjithashtu edhe për zgjedhje të përgjithshme më 12 dhjetor, përcjell Telegrafi.
Një marrëveshje finale e BREXIT-it, madje edhe nëse dëmtonte ekonominë duke ngritur pengesa tregtare midis Britanisë së Madhe dhe Evropës, tregut të saj më të madh të eksportit, do t’u ofronte bizneseve disa siguri politike dhe ekonomike, të cilat prej vitesh i presin. Kjo, nga ana tjetër, mund të ketë inkurajuar shefat ekzekutiv që të fillonin të shpenzonin më shumë para për pajisje, fabrika dhe investime të tjera që janë vonuar për shkak të pasigurive të deritanishme.
Megjithatë duke lënë mënjanë marrëveshjen, Johnson ka zhytur edhe një herë bizneset në errësirë për kushtet e ardhshme tregtare me Bashkimin Evropian dhe pjesën tjetër të botës. Ligjvënësit britanik mund t’i japin Johnsonit zgjedhjet e përgjithshme politike që po kërkon, por rezultatet e tyre do të ishin edhe më serioze.
Johnson mund të triumfojë në votime ose të zëvendësohet si kryeministër nga kreu i Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn. Cilido qoftë përfundimi, asgjë nuk ka për të shkuar mirë. Nëse Johnson mbetet kryeministër, marrëveshja e hedhur poshtë së fundi do të ringrihet, në të kundërt, vendi do të mbetet në duart e laburistit Corbyn, që me premtimet socialiste për shtetëzimin e ndërmarrjeve, nuk do të ishte aspak më mirë. Ndërkohë që Bashkimi Evropian miratoi një zgjatje tjetër të BREXIT-it deri më 31 janar dhe deri atëherë pasiguria vazhdon!
Sipas Capital Economics, përcjell Telegrafi, prej kësaj situate Britania e Madhe mund të drejtohet nga një “qeveri mumje” që kontribuon po në një “ekonomi mumje”. Ekonomistët e grupit vlerësojnë se ekonomia e Britanisë së Madhe, e cila u kontraktua për herë të parë në shtatë vjet në tremujorin e dytë, do rritet ngadaltë me vetëm 1 për qind në vitin 2020.
Në më shumë se tre vjet pasiguri, investimet e biznesit kanë rënë për pesë nga gjashtë tremujorët e fundit. Hulumtues nga Universiteti Stanford dhe Banka e Anglisë kanë theksuar se pasiguria e shkaktuar nga BREXIT-it ka reduktuar investimet me rreth 11 për qind dhe ka ulur produktivitetin deri në 5 për qind gjatë tre viteve që nga referendumi i qershorit 2016. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe