LAJMI I FUNDIT:

Publikohen pamje të reja të vendit ku ishte fshehur dhe vrarë lideri i ISIS-it, aty kishin mbetur vetëm rrobat, dyshekët dhe bunkeri i shembur

Publikohen pamje të reja të vendit ku ishte fshehur dhe vrarë lideri i ISIS-it, aty kishin mbetur vetëm rrobat, dyshekët dhe bunkeri i shembur

Në rrjetet sociale janë shfaqur pamje të reja nga vendi ku ishte fshehur lideri i organizatës terroriste e ashtuquajtur “Shteti Islamik”, Abu Bakr al-Baghdadi, që u vra gjatë një operacioni ushtarak të forcave amerikane në veriperëndim të Sirisë.

Në video shihen rrënojat e bunkerit, brenda të cilit fshihej para se ta hidhte veten në erë së bashku me dy fëmijët që i kishte marrë peng.Aty gjithashtu shihen rrobat, dyshekët ku e kalonin natën dhe gjësende tjera, transmeton Telegrafi.


Kujtojmë që presidenti amerikan Donald Trump, ka njoftuar dje se Baghdadi kishte aktivizuar jelekun e mbushur me lëndë shpërthyese, duke hedhur veten në erë.

Gjenerali amerikan që drejtoi operacionin ushtarak për asgjësimin e al-Bagdadit
Lexo po ashtu Gjenerali amerikan që drejtoi operacionin ushtarak për asgjësimin e al-Bagdadit

E si pasojë i shpërthimit të fuqishëm bunkeri brenda të cilit fshihej është shembur i tëri, kurse në operacionin ushtarak të forcave amerikane ishin angazhuar njësitë elitare Delta Force dhe Rangers, që me vete kishin marrë edhe dron për ta vëzhguar situatën nga ajri dhe qentë e stërvitur për të nuhatur lëndët shpërthyese.

Operacion i ngjashëm ushtarak ishte planifikuar deri në detajin më të vogël për kapjen e një terroristi tjetër siç ishte lideri i Al Qaedës, Osama bin laden, i cili është përgjegjës për mijëra viktima të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Kalo në kategori