LAJMI I FUNDIT:

Përgatitja e bozës, brezi i pestë i familjes nga Kosova vazhdon traditën edhe në Turqi

Përgatitja e bozës, brezi i pestë i familjes nga Kosova vazhdon traditën edhe në Turqi

Brezi i katërt dhe i pestë i familjes Mercan në rajonin Pazaryeri të qytetit Bilecik vazhdon profesionin e përgatitjes së bozës të cilën e ka filluar në vitin 1917 në Kosovë dhe më pas e kanë transferuar në Turqi.

Prodhimi i bozës që Abdullah Efendi e filloi në Prizren të Kosovës u transferua në Turqi nga djali i tij Osman Ağa të cilën në brezin e katërt e vazhdoi më pas djali i tij Abdullah Mercan.


Ndërkohë që fëmijët e Mercan-it, si brezi i pestë vazhdojnë prodhimin e bozës, emri i së cilës identifikohet me familjen e tyre.

Prodhuesi i bozës Abdullah Mercan në një prononcim për Anadolu Agency (AA) tha se profesioni i bozaxhiut është një punë e vështirë dhe se në Turqi bëhet nga shumë pak profesionistë.

“Boza është shija e patjetërsueshme e muajve të dimrit. Ajo forcon kockat dhe lehtëson tretjen”, thotë Mercan.

Ai tha se bozën e prodhojnë me mel dhe miell misri.

“Disa prodhues të bozës përdorin miell gruri për shkak se meli është i shtrenjtë, por ne nuk përdorim miellin e grurit”, tha Mercan.

Mercan tha se boza rrit qumështin tek nënat që ushqejnë fëmijët me gji, është i dobishëm dhe një produkt i ushqyeshëm për fëmijët dhe zhvillimin e kockave.

“Fëmijët dhe nipërit tanë janë rritur me bozën. Dihet që nga kohët e shkuara se boza e thartë bën mirë për gripin dhe të ftohurit. Ajo bën mirë nëse pihet pasi të mbahet për një kohë dhe të thartohet. Boza e thartë ndërpret temperaturën e nxehtë të trupit. Është një qetësues i mirë i temperaturës, mund ta provojë kushdo”, shtoi Mercan.

– Boza mund të konsumohet edhe me hallvën ‘pazarcık‘

Mercan thotë profesioni i bozaxhiut njihet mirë nga personat që kanë emigruar në Turqi nga Ballkani.

Sipas tij, më parë ka pasur më shumë prodhues të bozës.

“Në Turqi kanë mbetur 3-5 kompani që vazhdojnë këtë profesion. Me kohën ka patur një pakësim në këtë profesion për shkak se është punë e lodhshme. Në disa vende boza nuk njihet, por më shumë si burim shërimi ajo konsumohet në Stamboll, Kocaeli, Eskişehir dhe Bursa. Ne furnizojmë edhe qytetet si Ankaraja dhe Izmiri kur kemi porosi. Kur një person e provon bozën nuk heq më dorë prej saj, krijon varësi. Boza që ne prodhojmë jashtë rajonit tonë njihet me emrin e vjetër ‘Boza Pazarcık‘. Ajo në zonën tonë konsumohet kryesisht me ‘hallvën Pazarcık‘”, tha ai.

Në vazhdim Mercan shpjegoi gjithashtu se prodhimi i bozës fillon me ftohjen e motit dhe vazhdon deri në muajin prill.

Hatice Aydoğan Özsökmen e cila ka ardhur nga Stambolli në rajonin Pazaryeri, duke tërhequr vëmendjen se boza që prodhohet në këtë zonë nuk mund të zëvendësohet me një tjetër, tha se “Boza e prodhuar me mel dhe miell misri është më cilësore”.

“Konsumova bozën Pazarcık dhe jam bërë e varur. Ua rekomandoj të gjithëve këtë bozë e cila është burim shërimi”.

Në trend Fun

Më shumë
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
YouTuberi shënon rekord botëror duke ndërtuar aeroplanmbajtësen me telekomandë më të madhen ndonjëherë

YouTuberi shënon rekord botëror duke ndërtuar aeroplanmbajtësen me telekomandë më të madhen ndonjëherë

Interesante
Rekord i ri botëror: Amerikani gjuan dhe kap shpatën me zjarr 73 herë në 30 sekonda

Rekord i ri botëror: Amerikani gjuan dhe kap shpatën me zjarr 73 herë në 30 sekonda

Interesante
Mahniten shkencëtarët - vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

Mahniten shkencëtarët - vullkani i Antarktidës nxjerr kristale ari

Interesante
Kalo në kategori