LAJMI I FUNDIT:

Juventusi projekton transferimin e Mbappes

Juventusi projekton transferimin e Mbappes

Juventusi po planifikon që në verën e vitit 2020 ta transferojë Kylian Mbappen.

Sulmuesi francez aktualisht është lojtari më i vlefshëm në botë, derisa Paris Saint-Germain nuk është e interesuar në shitjen e tij.

Sipas asaj që raporton Tuttosport, Zonja e Vjetër po planifikon transferimin e fituesit të Kupës së Botës, mirëpo duhet t’i paguajë 380 milionë euro.


Kampioni i Serie A-së e dëshiron me çdo kusht triumfin në Ligën e Kampionëve dhe beson se 20-vjeçari mund të jetë zgjidhja e tyre.

Torinezët nuk janë të gatshëm që të paguajnë shumën e plotë, mirëpo do të ofrojnë gjysmën e të hollave dhe shërbimet e Paulo Dybalas.

Por, Juve rivalizohet edhe nga Real Madridi që po i prinë garës dhe Barcelona, që është në mes të Neymarit dhe francezit. /Telegrafi/