LAJMI I FUNDIT:

Ftesa për t’iu bashkuar PDK-së, Limaj: Nuk e përjashtoj bashkëpunimin

Ftesa për t’iu bashkuar PDK-së, Limaj: Nuk e përjashtoj bashkëpunimin

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për dialogun dhe të ardhmen e tij politike.

Limaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se Kosova nuk duhet ta humbasë mbështetjen e Amerikës kur vjen në pyetje kërkesa për dialog.

Ai ka thënë se Kurti pavarësisht raporteve personale me Thaçin ai në kuadër të institucioneve duhet të bashkëpunojë.


I pari i NISMA-s ka thënë se Kosova duhet të ketë opsionet e veta në tryezë pasi sipas tij opsionet e të tjerëve nuk mund të ndalen.

“Ato mund të refuzohen por ne nuk mund t’i ndalim të paraqiten në tavolinë”.

I pyetur për ftesën që ish-këshilltari i Presidentit Thaçi, Ismail Syla i ka bërë Limajt për t’u rikthyer në PDK, Limaj ka thënë se atë aktivitet e ka përfunduar para gjashtë vitesh.

“Është një pjesë e mbyllur e jetës sime politike dhe fillimi i një jetë të re. Kanë kaluar gjashtë vite dhe gjërat kanë lëvizur”.

Limaj: Kam dyshime për qeverisjen e Vetëvendosjes, po të ishte LDK-ja e para do të kisha mendim tjetër
Lexo po ashtu Limaj: Kam dyshime për qeverisjen e Vetëvendosjes, po të ishte LDK-ja e para do të kisha mendim tjetër

Lmaj thotë se bashkëpunimet si partnerë në pozita të ndryshme nuk i kemi përjashtuar asnjëherë edhe për të ardhmen./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin

Drejtësi
Kalo në kategori