LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Kam dyshime për qeverisjen e Vetëvendosjes, po të ishte LDK-ja e para do të kisha mendim tjetër

Limaj: Kam dyshime për qeverisjen e Vetëvendosjes, po të ishte LDK-ja e para do të kisha mendim tjetër

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se asnjë parti nuk u rrit në zgjedhje por ndarja e PAN-it nxori Vetëvendosjen parti të parë.

Limaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se nëse merren të ndara rezultatet e zgjedhjeve të partive të ish bllokut të PAN-it ato së bashku do të kishin 60 mijë vota më shumë se kur ishin bashkë.


Ai ka thënë se rezultati zgjedhor nga viti 2007 nuk ka ndryshuar pos që është ndarë blloku i PAN-it, përcjell Telegrafi.

“Askush nuk është rritur, pasi po të ishin së bashku partitë e PAN-it do të ishin fituese të zgjedhjeve”.

I pari i NISMA-s thotë se nuk është penduar që ka lidhur koalicion me AKR-në.

Ai thotë se në zgjedhjet e 6 tetorit kishte dy oferta nga opozita dhe dy te tjera nga pushteti dhe hyrja në mes e NISMA-s ishte një veprim shumë i vështirë. Thotë se 42 mijë persona i besuan alternativës së tij dhe kjo për të është një gjë shumë e madhe.

“Besimi me votë i mbi 40 mijë qytetarëve në Nisma Socialdemokrate, në një garë kaq të ashpër siç ishte në këto zgjedhje, për mua e ka vlerën e 80 mijë votave…Andaj, falenderoj nga zemra secilin votues që ia dha besimin e tij NISMA-s Socialdemokrate”.

Limaj thotë se liderët e subjekteve tjera nuk duhet të synojnë të “grabisin” mandatet e NISMA-s.

“E turpshme sa edhe e pa ndershme është, kushdo që tenton të grabit jashtë-ligjshëm mandatin e huaj.
Andaj, kushdo që grabit mandatin e huaj dhe nuk e ka atë që ia ka dhënë populli, le ta di mirë se kurr nuk do t’ia shohë hajrin”.

Ai thotë se është zhvillim i mirë i demokracisë së Kosovës ndryshimi i qeverisjes.

Limaj: Kemi pritur më shumë se tetë deputetë, dalja masive në zgjedhje prishi matematikat
Lexo po ashtu Limaj: Kemi pritur më shumë se tetë deputetë, dalja masive në zgjedhje prishi matematikat

Megjithatë Limaj thotë se ka dyshime se si do të jetë qeverisja e Vetëvendosjes pasi sipas tij ata nuk janë të provuar në qeverisje.

“Po të ishte LDK-ja e para do të kisha mendim ndryshe. Ata janë të provuar në qeverisje dhe kanë përvoja menaxheriale, dinë disa punë të shtetit”, tha ndër të tjera Fatmir Limaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori