LAJMI I FUNDIT:

Haxhiu ironizon: Qeveria VV-LDK mund të ketë edhe tetë ministri, por sa punë mund të kryejnë?

Haxhiu ironizon: Qeveria VV-LDK mund të ketë edhe tetë ministri, por sa punë mund të kryejnë?

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu thotë se me pranimin e humbjes në zgjedhje PDK vendosi standard të ri në Kosovë.

Haxhiu, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se PDK ka hyrë për t’i fituar zgjedhjet, pasi kishte programin më të mirë nga të gjitha subjektet që ishin në garë.


Ai ka thënë se PDK megjithatë pranoi kalimin në opozitë vetëm pak orë pas mbylljes së vendvotimeve e që sipas tij nuk kanë bërë partitë tjera në të kaluarën, përcjell Telegrafi.

Ish-deputeti i PDK-së thotë se PDK ka ruajtur strukturën e votave që ka pasur në të kaluarën madje sipas tij edhe është rritur në vota e deputetë.

I pyetur për premtimin e Vetëvendosjes dhe LDK-së për zvogëlimin e ministrive në 12, Haxhiu ka thënë se efikasiteti i një qeverie nuk matet me numrin e ministrive.

“Ata [LVV dhe LDK] mund t’i kenë edhe 8 ministri, por sa punë mund të kryejnë me to. Edhe me Ligjin për qeverinë e hartuar në legjislaturën e kaluar parashikohet që numri i ministrive në Kosovë duhet të jetë mes 15 dhe 15. Edhe në programin e PDK-së e kemi parashikuar që do të kishte 15-16 ministri e që do të ishin të përshtatshme për të kryer punë”, tha ndër të tjera Bekim Haxhiu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori