LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj thotë se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti do të jetë e dështuar

Haradinaj thotë se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti do të jetë e dështuar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë do të jenë në opozitë, sepse kështu kanë vendosur qytetarët më 6 tetor.

Haradinaj në “Debat Plus”, të RTV Dukagjinit tha se nuk kanë interesim të bëhen pjesë e Qeverisë së re, përcjell Telegrafi.

“Nuk jemi të interesuar për oferta për bashkëqeverisje. Ne nuk duam me marrë pjesë në Qeveri. Për tema të interesit nacional ne do t’i përkrahim”, tha ai.


Gjithashtu, Haradinaj komentoi edhe formimin e Qeverisë së re, e që sipas tij nëse në krye të saj do të jetë Albin Kurti atëherë do të jetë e dështuar.

“Mendoj që Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti do të jetë Qeveri e dështuar. Ai do të mbërrijë  t’i bëjë 12 ministri, nuk besoj se do të dështojë menjëherë. Do të arrijë t’i reduktojë disa shpenzime. Buxhetin e ka bazik, janë shtyllat e obligimeve që nuk ndryshojnë. Në dy drejtime ai mund të bëjë ndërhyrje ato janë në investime kapitale dhe mallra e shërbime”, tha ai.

https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/2731088966915069/

Haradinaj përmendi disa arsye që sipas tij Kurti dëshiron të jetë në Qeveri.

“Ai nuk vjen qeveri për me ndryshu standardin e qytetarit për të cilin unë kam bërë përpjekje të mëdha e jam angazhuar vazhdimisht. Ai vjen në qeveri për të sjellë disa pikëpamje qysh ai nuk është si të tjerët. Por, në substancë jeta e njerëzve nuk ndryshon prej tij, që është tepër teorik. Ai nuk di me punu. Ai dinë me fol e të bëjë teori të mençura”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Drejtësi
Gjykata Speciale: Haxhi Shala dënohet me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Gjykata Speciale: Haxhi Shala dënohet me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Lajme
Urdhri i Trumpit për ndalimin e përkohshëm të ndihmës së huaj, GAP: Në Kosovë ndikohen rreth 17 projekte aktive

Urdhri i Trumpit për ndalimin e përkohshëm të ndihmës së huaj, GAP: Në Kosovë ndikohen rreth 17 projekte aktive

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ - flet psikologia Qenaj

Kujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ - flet psikologia Qenaj

Lajme
Kalo në kategori