Alkooli dhe shpejtësia përgjatë fundjavës, angazhojnë Policinë Rrugore me patrullime dhe kontrolle të shtuara me përzgjedhje.
Nisur nga rrezikshmëria që karakterizon kryeqytetin përgjatë fundjavës, për shkak të drejtimit të mjetit pas përdorimit të alkoolit, me shpejtësi mbi normat e lejuara apo edhe në shkelje të tjera po aq të rrezikshme për drejtuesit e mjeteve dhe të tjerët, Policia Rrugore e Tiranës në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të Sigurisë së Autostradave, ka organizuar patrullime të kombinuara duke përdorur të gjitha pajisjet speciale dhe me burime njerëzore të shtuara në numër, me qellim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe verifikimin e procedimin e shkeljeve që janë burim për ngjarje rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdorueseve të rrugës.
“Në funksion të kontrolleve parandaluese, deri në këto momente, janë evidentuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 4 drejtues mjetesh, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 1 për largim nga vendi i vuajtjes së dënimit.
“Janë pezulluar 23 leje drejtimi, nga të cilat 15 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 8 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Janë proceduar administrativisht 13 drejtues mjetesh për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe gara në shpejtësi. Gjatë patrullimeve dhe veprimeve policore të kombinuara janë kontrolluar fizikisht për sende të paligjshme 24 automjete të ndryshme dhe 34 persona”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia sqaron se nga kontrollet me radar dhe me drager rezulton se shumë drejtues mjetesh dhe motomjetesh e trajtojnë rrugën si pistë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City