Çmimi prestigjioz i letërsisë britanike “Booker Prize”, iu dha shkrimtareve kanadeze, Margaret Atwood dhe anglo-nigerianes Bernardine Evaristo, respektivisht për “Les Testaments” dhe “Girl, Woman, Other”, si veprat më të mira të vitit në anglisht.
E nderuar me çmim edhe 19 vjet më parë, romancierja dhe poetesha Margaret Atwood këtë herë u nderua për romanin “The Testaments”, vazhdimi i shumëpritur i romanit “The Handmaid’s Tale”.
Libri “The Handmaid’s Tale” publikuar në vitin 1985 u bë në vitin 2017 një serial televiziv që rriti edhe shitjet e romanit, botimi në anglisht i të cilit shkoi në tetë milionë kopje në botë.
Shpesh e përmendur për çmimin Nobel në Letërsi, Margaret Atwood, 79 vjeçe, ka fituar tashmë çmimin “Booker Prize” në vitin 2000 për romanin historik “The Blind Assassin”.
Çmimi “Booker Prize” më 2019 iu dha gjithashtu edhe anglo-nigerianes, Bernardine Evaristo, për librin “Girl, Woman, Other”, kronikë e jetës së familjeve me ngjyrë në Britaninë e Madhe.
“Jam gruaja e parë me ngjyrë që marr këtë çmim”, theksoi Bernardine Evaristo, 60 vjeçe, e cila e gjykoi të pabesueshme të ndante çmimin me një legjendë të tillë si Margaret Atwood. /atsh/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?