LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Do t’i kemi veç 12 ministri e 26 zëvendësministra

Kurti: Do t’i kemi veç 12 ministri e 26 zëvendësministra

Kreu i VV-Së, Albin Kurti ka vendosur të zvogëlojë numrin e ministrave dhe zëvendësministrave.

Kandidati për Kryeministër ka thënë se për dallim prej keqqeverisje së PAN-it koalicionit me LDK do të ketë vetëm 12 ministri. Ka premtuar se do të jenë vetëm 26 zëvendësministra

“U dakorduam që t’i zvogëlojmë ministritë nga 21 sa kanë qenë në keqqeverisjen e kaluar, t’i sjellim diku në 12. Por, edhe të mos jenë më shumë se një e treta e zëvendësministrave nga keqqeverisja e kaluar dy vjeçare, të mos jenë rreth 80 prej tyre, por një e treta e asaj çfarë kishim. Gjithashtu u dakorduam që 30 për qind edhe të ministrave dhe të zëvendësministra të jenë gra në kuadër të përpjekjeve tona për barazi gjinore”, ka thënë Albin Kurti, duke komentuar takimin me Vjosa Osmanin e Isa Mustafën.


Me gjithë kundërshtimin që ka për idenë e shkëmbimit të territoreve, Kurti thotë se ai do ta udhëheqë dialogun me Serbinë dhe ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE), por shton se pjesë e ekipit negociator do të jetë edhe opozita e ardhshme e vendit.

“Me mua si kryeministër i Kosovës do të fillojmë qysh në javën e parë dialogun me serbët e Kosovës nga poshtë lartë, për zhvillim, për integrim shoqëror. Kjo është një gjë tjetër, e pranoj. Por, do ta fillojmë sepse asnjë kryeministër deri më sot nuk e ka bërë këtë”, thotë ai.

Ai ka shtuar se pas kësaj do ta bëjë bilancin e 33 marrëveshjeve të deritanishme që janë nënshkruar midis Kosovës dhe Serbisë përgjatë dialogut gjashtëvjeçar 2011-2017 në Bruksel, për të parë se sa janë zbatuar këto marrëveshje dhe cili ka qenë ndikimi i tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Së shpejti nis evidentimi i kosovarëve që Gjermania i regjistroi edhe si shtetas të Serbisë

Së shpejti nis evidentimi i kosovarëve që Gjermania i regjistroi edhe si shtetas të Serbisë

Lajme
Rutte: Dialogu Kosovë-Serbi nuk po ecën siç duam, të shqetësuar për tensionet në Ballkan

Rutte: Dialogu Kosovë-Serbi nuk po ecën siç duam, të shqetësuar për tensionet në Ballkan

Lajme
U akuzuan për bashkëpunim me Listën Serbe, LVV i reagon opozitës: Ndryshimi i gjendjes në veri, është sikleti më i madh që kanë me Qeverinë

U akuzuan për bashkëpunim me Listën Serbe, LVV i reagon opozitës: Ndryshimi i gjendjes në veri, është sikleti më i madh që kanë me Qeverinë

Lajme
Konflikte familjare e rreth 8 mijë viktima, çfarë përmban Ligji 7501, për të cilin Sali Berisha tha se është penduar

Konflikte familjare e rreth 8 mijë viktima, çfarë përmban Ligji 7501, për të cilin Sali Berisha tha se është penduar

Lajme
Pacolli: Fola me Radoiçiqin në praninë e Kurtit dhe Osmanit një ditë para zgjedhjes së Presidentes

Pacolli: Fola me Radoiçiqin në praninë e Kurtit dhe Osmanit një ditë para zgjedhjes së Presidentes

Politikë
Kalo në kategori