LAJMI I FUNDIT:

Georgievski: Marrëveshjen me Bullgarinë e vlerësoj si të suspenduar

Georgievski: Marrëveshjen me Bullgarinë e vlerësoj si të suspenduar

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Ljubço Georgievski është deklaruar në lidhje me ngjarjet e fundit dhe kontestet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke thënë se për momentin duke parë sjelljen e Bullgarisë me “vijat e kuqe”, ai kupton se marrëveshja e nënshkruar në vitin 2017 është e suspenduar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ultimatumi i fundit nga shteti i Bullgarisë në lidhje me historinë e dy vendeve, unë e ndjej si një suspendim të Deklaratës për miqësi në vitin 1999 dhe Marrëveshjes për fqinjësi të mirë në vitin 2017” ka shkruar Ljubço Georgievski, ish-kryeministër i Maqedonisë deri në vitin 2002.


Përndryshe, Maqedonia dhe Bullgaria tani janë në një proces shumë të rëndë ku duhet rishikuar të gjithë marrëdhëniet e deritanishme mes dy shteteve, duke përfshirë këtu edhe historinë dhe mënyrën se si ajo shënohet nëpër librat shkollor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Kalo në kategori