LAJMI I FUNDIT:

Momenti i frikshëm: Tre të vdekur dhe dy të lënduar pasi një urë shembet duke zënë poshtë makinat në Kinë

Momenti i frikshëm: Tre të vdekur dhe dy të lënduar pasi një urë shembet duke zënë poshtë makinat në Kinë

Një urë në një autostradë në qytetin Wuxi në provincën Jiangsu lindore të Kinës u rrëzua pjesërisht rreth orës 6 të enjten në mbrëmje, duke vrarë tre dhe duke plagosur dy të tjerë, konfirmuan zyrtarët e qytetit.

Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, një pjesë e një mbikalimi në një kryqëzim të ngjeshur të autostradës kombëtare u duk se lëkundej përpara se të rrëzohej në njërën anë, dukshëm duke shtypur të paktën tre makina në lëvizje, si dhe një tjetër të parkuar, përcjell Telegrafi.


Pronari i një restoranti kuzhine pranë vendit të incidentit, Yu, ishte dëshmitar i vendit të ngjarjes.

Ai i tha se shumë automjete të mëdha ishin të pranishme në atë urë, njëra prej të cilave ishte një kamion që transportonte gjashtë mbështjellje të mëdha çeliku. Yu spekuloi se kamioni shkaktoi shembjen.

Ndërsa një anëtar i stafit në një hotel aty pranë, i quajtur Wang, tregoi gjithashtu se automjetet në urë ishin kamionë logjistike që transportonin “pllaka” të çelikut.

Gjithashtu banorët lokalë të Wuxi thanë që automjetet përgjatë mbikalimit shpesh dukeshin të mbingarkuara.

Qyteti është qendra më e madhe e shpërndarjes së çelikut në Kinën Lindore dhe një nga më të mëdhatë në të gjithë vendin.

Autoritetet lokale konfirmuan të Premten në mëngjes se tre persona ishin vrarë dhe dy ishin plagosur.

Gjithashtu zyrtarët thanë të enjten në mbrëmje se ura mund të jetë shembur për shkak të një kamioni të mbingarkuar rëndë, njoftuan media shtetërore kineze. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Biden i quan

Biden i quan "ksenofobike" Indinë dhe Japoninë

Botë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Kalo në kategori