LAJMI I FUNDIT:

Selmanaj: Vetëvendosje as për së afërmi nuk ka kapacitetet e LDK-së, Kurti fitoi i vetëm garën

Selmanaj: Vetëvendosje as për së afërmi nuk ka kapacitetet e LDK-së, Kurti fitoi i vetëm garën

Kandidati për deputetë nga Lidhje Demokratike e Kosovës, Driton Selmanaj, ka folur për situatën pas zgjedhore në Kosovë.

Selmanaj, në “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se LDK-ja ka pritur fitore në zgjedhje për shkak të punës që kanë bërë dhe sondazheve të besueshme.


Ai ka thënë se rezultatet duhen analizuar në shumë aspekte, përcjell Telegrafi.

“Vetëvendosje as për së afërmi nuk ka kapacitetet e LDK-së. Zoti Kurti pothuajse i vetëm e fitoi këtë garë. A ka qenë kjo votë e revoltës? Ndoshta ndonjë eksperiment që duhet provuar dikush që nuk ka qeverisur më parë”.

Kandidati për deputetë nga Lidhje Demokratike e Kosovës ka thënë se megjithatë është lajm i mirë fitorja “plebishitare e opozitës”.

Selmanaj ka thënë se koalicionin LDK-Vetëvendosje e pret një sfidë për të përafruar programin qeverisës.

“Me thënë të drejtën kemi dallime të mëdha në programe…Nuk do jetë problem ndarja e posteve ministrore”.

Ish-deputeti i LDK-së ka thënë se është lajm i mirë që qeveria e re nuk do të ketë më shumë se 13 ministra dhe secila ministri nuk do të ketë më shumë se dy zëvendësministra./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori