Ndjenjat e pikëllimit herë pas here janë pjesë normale e jetës, por nëse emocionet si mungesa e shpresës dhe dëshpërimi i thellë nuk largohen, atëherë mund të keni depresion dhe nuk jeni vetëm.
Sipas statistikave të shëndetit mendor, mbi 17 milionë të rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vuajnë nga depresioni, transmeton Telegrafi.
Depresioni mund ta përcaktojë mënyrën se si ndiheni, si mendoni, si veproni dhe mund t’jua destabilizojë gjendjen psikologjike.
Ndër tjerash, e pengon aftësinë tuaj për të punuar, mësuar, ngrënë, fjetur dhe për ta shijuar jetën.
Miliona njerëz kanë probleme me depresion dhe të gjithë ata ballafaqohen me sfida të ngjashme, emocione dhe pengesa.
Ky çrregullim e bën çdo ditë më ndryshe dhe jua tjerrë energjinë duke ju lënë me ndjenja të zbrazjes, vetëbesimit të ulët, lodhjes, etj.
Është e rëndësishme të mbani mend se nuk është e lehtë të ballafaqoheni me depresionin dhe ta luftoni atë çdo ditë, por ky fenomen është shumë i zakonshëm dhe mund të trajtohet.
Ka disa hapa të vogël që mund t’i merrni për ta rifituar kontrollin dhe për ta përmirësuar ndjenjën e përgjithshme të mirëqenies.
Më poshtë ju sjellim disa thënie inspiruese që do t’ju ndihmojnë në momentet më të këqija.
– “Çdo mëngjes lindim prapë. Çfarë bëjmë sot është ajo çfarë ka më së shumti rëndësi” Buddha
– “Buzëqeshni, merrni frymë dhe vazhdoni ngadalë” Thich Nhat Hanh
– “Nuk keni nevojë t’i kontrolloni mendimet, mjafton t’i ndalni ato t’ju kontrollojnë juve” Dan Millman
– “Filloni duke bërë atë çfarë është e domosdoshme, pastaj bëjeni atë çfarë është e mundshme dhe papritmas do ta bëni të pamundurën” Shën Francis
– “Mësoni nga e djeshmja, jetoni për të sotmen dhe shpresoni për të nesërmen” Albert Einstein
– “Ka shumë, shumë gjëra më të mira përpara sesa gjërat që i kemi lënë pas” C.S. Lewis
– “Asnjëherë mos e ngatërroni një humbje të vetme me një humbje përfundimtare” F. Scott Fitzgerald
– “Ka shpresë edhe atëherë kur truri ju thotë se nuk ka” John Gren
– “Jeta është 10% ajo se çfarë përjetoni dhe 90% mënyra se si reagoni” Dorothy M. Nedermeyer. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City