LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj pas takimit me delegacionin gjerman: Gjermania mbështet mosndryshimin e kufijve të Kosovës

Haradinaj pas takimit me delegacionin gjerman: Gjermania mbështet mosndryshimin e kufijve të Kosovës

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka takuar një delegacion nga Parlamenti Federal i Gjermanisë.

Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se në këtë takim është diskutuar për mbështetjen e Gjermanisë në liberalizimin e vizave, dhe për qëndrimin konsistent të Gjermanisë për mosndryshim të kufijve.


Ai ka shkruar se delegacionit gjerman i ka thënë se dialogu Kosovë – Serbi duhet të jetë pa kushte, që rezulton në njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

“Kosova është mirënjohëse për angazhimin konkret dhe të drejtë të Gjermanisë, në proceset më të rëndësishme të vendit dhe në rrugën tonë të integrimit. Këtë vlerësim ua shpreha sot, delegacionit nga Parlamenti Federal i Gjermanisë, konkretisht përfaqësuesve nga Nënkomiteti për Parandalimin e Krizave Civile, Menaxhimin e Konfliktit dhe Veprimeve te Integruara, të kryesuar nga deputeti Ottmar von Holtz.

Theksova se procesi i Berlinit, i iniciuar nga shteti Gjerman, mbetet instrumenti më i rëndësishëm i integrimit të Ballkanit në Europë dhe si vend kemi qenë tejet konstruktiv karshi detyrimeve tona. Në këtë frymë, mbështetja e Gjermanisë në procesin e liberalizimit të vizave, është i domosdoshëm, si një e drejtë e qytetarëve tanë dhe një konfirmim i orientimit tonë euro-atlantik.

Kosova ka dëshmuar pjekuri të lartë politike dhe demokratike në zgjedhjet e fundit në vend, duke e konfirmuar faktin se jemi një vend stabil, kontribues për paqe në rajon dhe shembull i zbatimit të rendit dhe ligjit. Qëndrimi konsistent i Gjermanisë për mosndryshim të kufijve është tejet i rëndësishëm.
Theksova po ashtu se dialogu Kosovë – Serbi duhet të jetë pa kushte, që rezulton në njohje reciproke në kufijtë ekzistues”, ka shkruar Haradinaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori