Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka takuar ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell dhe ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.
Në njoftimin e bërë nga Lëvizja Vetëvendosje thuhet se, ambasadori Grenell ka uruar VV për vendin e parë në zgjedhjet parlamentare, transmeton Telegrafi.
“Ambasadori Grenell fillimisht uroi udhëheqësit e VETËVENDOSJE!-s për vendin e parë në zgjedhjet parlamentare të së dielës së 6 tetorit dhe dëshironte të dëgjonte mendimin e qëndrimin e tyre për mundësitë e një marrëveshje me Serbinë, para se ai të udhëtonte për Beograd. Grenell theksoi që mungesa e marrëveshjes së Kosovës me Serbinë është pengesa kryesore e investimeve të huaja në ekonominë kosovare”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.
Tutje në njoftim thuhet se Kurti ka falënderuar ambasadorin Grenell për mbështetjen e SHBA-së për Kosovën.
“Kurti shprehu falënderimin e tij për rolin dhe mbështetjen e ShBA-ve për Kosovën si në luftë ashtu në paqe dhe gatishmërinë e tij që si kryeministër i ri i Kosovës të thellojë bashkëpunimin me ShBA-të. Ai u pajtua me Ambasadorin Grenell që Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik dhe investime prej jashtë, por për këtë gjë problem janë sidomos korrupsioni i lartë në qeveri që krijon pasiguri e cila tremb bizneset, varfëria e përhapur në popullsi që e mban të ulët kërkesën agregate si dhe qasja e vështirë në financa për bizneset për shkak të kamatave të larta të kredive në banka. Sa i përket dialogut me Serbinë, Kurti tha që përmbajtja dhe procesi i marrëveshjes janë më të rëndësishme për qëndrueshmërinë e saj sesa afati kohor për të.
Në fund të këtij takimi të hapur e konstruktiv, bashkëbiseduesit u pajtuan që sa më shpejtë të krijohet qeveria e re në Kosovë dhe se do të vazhdojnë komunikimin e shpeshtë e të rregullt”.
Ambasadori Grenell ka takuar gjatë ditës edhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MTL: Qeveria e Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar për ndërtimin e hekurudhës që lidh me Bullgarinë
Rutte: Dialogu Kosovë-Serbi nuk po ecën siç duam, të shqetësuar për tensionet në Ballkan
Radiologjia pa kontrast për të bërë CT, disa doza vetëm për raste urgjente
Detaje nga mbyllja e komunës paralele të Skenderajt në veri, objekti ishte nën pronësi të Trepçës
Pacolli: Fola me Radoiçiqin në praninë e Kurtit dhe Osmanit një ditë para zgjedhjes së Presidentes
Një grua në veri gjen disa pika të bardha në veturë, policia nis hetimet
Ekstradohet i dyshuari nga Gjermania për të vuajtur dënimin në Kosovë
“Blindohet” ushtria shqiptare, Forcat e Armatosura pajisen me autoblinda amerikane
E quajtën kriminel Faton Hajrizin, sot dorëzohet padi ndaj disa zyrtarëve të shtetit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Pacolli: Fola me Radoiçiqin në praninë e Kurtit dhe Osmanit një ditë para zgjedhjes së Presidentes
Kryeministri sllovak: Ka mundësi që lufta në Ukrainë të përfundojë shumë shpejt - do të mësojmë më shumë prej Zelenskyt
Vdes ish-ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tina Kaidanow
“Blindohet” ushtria shqiptare, Forcat e Armatosura pajisen me autoblinda amerikane
"Kam kaluar katër vjet pa gjetur ekip" - Luca Toni e vë në siklet Pep Guardiolan për "sulmuesin fals"
Zidane nuk hezitoi kur përmendi lojtarin që do t'i kalojë të gjithë në futboll