LAJMI I FUNDIT:

Arta Nitaj nis pushimet në Dubai

Arta Nitaj nis pushimet në Dubai
Foto: Arta Nitaj/Instagram

Bukuroshja, Arta Nitaj, ka qenë një personazh jo pak I përfolur gjatë fushatës parazgjedhore.

Aderimi i saj në PDK bëri shumë bujë në media, teksa vet modelja dhe ish-aktorja pranoi se ishte futur në këtë parti për të marr ndonjë post, po vetëm për të dhënë mbështetje.

Ndërkohë, duket se vjeshta ka qenë koha që ajo ka zgjedhur për pushime, pasi së fundmi është nisur drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, konkretisht në Dubai.


Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Ajo po shfrytëzon motin e ngrohtë që po mbizotëron në këtë vend, për të shijuar disa ditë të mira pushimi me mikeshat e saj.

Arta Nitaj me mikeshat e saj në Dubai (Foto: Arta Nitaj/InstaStory)

Në disa fotografi të publikuara në InstaStory, bukuroshja Nitaj ka ndarë me ndjekësit disa fotografi, ku shfaqet mjaft atraktive ndërsa pozon në bikini.

Arta Nitaj duket senzacionale në bikini nga pushimet në Dubai (Foto: Arta Nitaj/InstaStory)

Ajo ndër të tjerash shfaq edhe atmosferën e qytetit ku po qëndron, duke treguar edhe luksin që po e shijon gjatë këtyre pushimeve. /Telegrafi/

Foto: Arta Nitaj/InstaStory