LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Nuk presim ndryshim rezultati nga votat e diasporës, bëjmë qeveri me 2/3 e votave

Haziri: Nuk presim ndryshim rezultati nga votat e diasporës, bëjmë qeveri me 2/3 e votave

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, që ishte edhe shef i shtabit zgjedhor të kësaj partie në zgjedhjet e 6 tetorit, ka pranuar se kjo parti nuk ka arritur të del si e parë në zgjedhje.

Haziri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Albin Kurti arriti të sjellë votën e partisë së tij në popullaritetin që ai vet kishte, përcjell Telegrafi.


Ai ka thënë se LDK ka kryesuar deri në mesditën e së dielës, por sipas tij trendet ndryshuan më pas, duke e nxjerr Vetëvendosjen të parën.

Nënkryetari i LDK-së thotë se pavarësisht numrit të madh të votave nga diaspora dhe ato me kusht nuk presin ndryshim rrënjësor të rezultateve aktuale, e që do të mund të përmbysnin kryesimin e Vetëvendosjes.

Shef i shtabit zgjedhor të LDK-së ka thënë se fituesi i madh i këtyre zgjedhjeve është Vetëvendosje ndërsa fituesi i dytë është LDK-ja.

“Trendi gjatë këtyre 48 orëve të fundit është i qartë. Mund të ketë ndryshim të votave në promila por jo sa të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve”.

Haziri ka thënë se nuk do të ketë vështirësi në formimin e qeverisë pasi dy partitë kryesore bashkë me minoritetet do të përbëjnë shumicën kushtetuese prej 2/3./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori