LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj tregon se a do të hynte në koalicion me VV-në, thotë se AAK e pranon rezultatin zgjedhor

Haradinaj tregon se a do të hynte në koalicion me VV-në, thotë se AAK e pranon rezultatin zgjedhor

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media ka thënë se partia e tij e pranon rezultatin e KQZ-së dhe nuk kërkon rinumërim të votave.

Haradinaj ka thënë se është e padrejtë të dëmtohet një proces kaq i mirë zgjedhor.

“Aleanca, pra Koalicioni ynë, e pranon rezultatin zgjedhor, ashtu sipas të dhënave të KQZ-së. Është e padrejtë me dëmtua një proces kaq të mirë zgjedhor. Qytetari nuk na ka dhënë të drejtën me kriju Qeverinë, u ka dhënë partive të tjera. I urojmë partitë tjera, edhe të parën edhe të dytën”, ka theksuar Haradinaj.


Haradinaj theksoi se sipas rezultateve preliminare AAK ka 11.54% të votave, duke thënë se AAK ka shënuar rritje duke shprehur besimin se AAK do të arrijë në 100 mijë vota. Ai ka shprehur respektin për besimin e 100 mijë votuesve për Koalicionin AAK-PSD.

“Kemi 11.54%, sipas të dhënave të KQZ-zë. Nga trendi që shihet, pra ekziston një mundësi reale që ne afrohemi rreth 100 mijë vota. Ne i falënderojmë qytetarët për këtë besim. Është një rritje e ndjeshme krahasuar me zgjedhjet e kaluara. Është rreth 35% rritje më shumë se në kohën kur ishim me LDK”, ka theksuar ai.

Ai po ashtu ka paralajmëruar se nëse Qeveria e ardhshme do t’i mbrojë temat që i ka mbrojtur qeveria e tij, do ta përkrahë, por ka thënë se AAK do të jetë opozitë e fortë ndaj asaj Qeverie që i shkel parimet e partisë së tij.

Ndërsa, për kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, ai ka thënë se mban të njëjtin mendim për të, sikurse para zgjedhjeve.

“Ju e e dini, nuk po dojmë me prish vendimin e sovranit, sovrani ka vendos kujt me i jep besim. E dini mendimin tim për liderin e Vetëvendosjes. Mendoj që gjithë kjo është mashtrim dhe i mbetet qytetarëve me vlerësua. Shpresoj që jam gabim”, ka theksuar Haradinaj.

Haradinaj po ashtu ka shprehur vullnetin e tij që rrugën politike me PSD-në ta vazhdojë, duke thënë se nuk u beson analizave që thonë se PSD e ka dëmtuar elektoralisht AAK-në. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen

Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen

Shëndetësi
Policia në kërkim të një personi në Gjakovë, dyshohet se kreu vjedhje në një xhami

Policia në kërkim të një personi në Gjakovë, dyshohet se kreu vjedhje në një xhami

Kronika e Zezë
Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia

Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia

Politikë

"Programi i kuponëve" MASHTI fton për aplikim familjet që janë përfituese të Skemës së Asistencës Sociale

Lajme
Krasniqi: E kaluara e lavdishme e prindërve, burim frymëzimi e angazhimi për një Kosovë ma mirë

Krasniqi: E kaluara e lavdishme e prindërve, burim frymëzimi e angazhimi për një Kosovë ma mirë

Lajme
Aksident mes dy veturave në rrugën Drenas-Skënderaj, lëndohen tre persona

Aksident mes dy veturave në rrugën Drenas-Skënderaj, lëndohen tre persona

Kronika e Zezë
Kalo në kategori