Dymbëdhjetë gra e vajza nga Kosova, e kanë përfunduar me sukses programin një-vjeçar për zhvillimin e web aplikacioneve dhe bazave të të dhënave, në Akademinë prestigjioze amerikane “Coding Dojo”.
Inxhinieret e reja të software kanë qenë përfituese të bursave të plota (në vlerë 100,000 euro) në vitin 2018, të financuara nga Innovation Centre Kosovo, Coding Dojo, GIZ, Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe Ambasada e Suedisë ne Kosovë.
Studentët nga e mbarë bota të diplomuar në Coding Dojo, tashmë punojnë në Google, Apple, Facebook, Amazon, IBM, UBER, LinkedIn, Cisco, HP, Tesla dhe eBay. Një mundësi e tillë për përgatitje profesionale për zhvillim të software është ofruar për herë të parë për të rinjtë nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
Drejtori ekzekutiv i ICK-së, Uranik Begu vlerëson tejet të rëndësishëm programin dhe bashkëpunimin me partnerët.
“Bashkëpunim i ICK me Coding Dojo është shembulli më i mirë praktik për krijimin e vendeve të reja të punës. Ky program fuqizon në veçanti sektorin e Teknologjisë Informative, dhe jep shpresë për krijimin e një ekonomie të fuqishme të bazuar në dije”,u shpreh Begu.
Vjosa Fusha, njëra nga 12 vajzat e diplomuara, thotë që programi i ka ofruar më shumë se sa njohuri për kodim. “Coding Dojo përveq kodimit, na ka shkathtësuar edhe për zgjidhjen e problemeve të ndryshme, nëpërmjet njohurive të fituara. Përvoja përgjatë tërë programit ka qenë mjaft sfiduese, por tepër inspiruese dhe rrjedhimisht e ka transformuar karrieren tonë profesionale”.
Kandidatet e diplomuara janë: Lejla Mustafa, Njomza Alaj, Edona Ukaj, Albiona Hoti, Gresa Mjeku, Veronë Kadriu, Nora Gjergji, Vjosa Fusha, Diarina Mulolli, Arbërie Sinani, Donjetë Hasani dhe Fjolla Avdiu.
Thirrja për bursat e vitit 2019 është e hapur deri më 10 Tetor. Të gjitha informatat i gjeni KËTU.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDy prodhues dominojnë: Këta janë telefonat më të shitur në vitin 2024
YouTube po teston AI që e çon përdoruesin në pjesën më interesante të videos
Thyhet rekordi, Super Mario 64 shitet për 1.5 milion dollarë
Ky është telefoni i parë që merr versionin global të ndërfaqes MIUI 14
Rusia bllokon qasjen në Facebook
Specifikat e Realme GT2 Explorer Master
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?