KEDS është përgatitur maksimalisht për ditën e zgjedhjeve që të ketë furnizim me energji elektrike për të gjitha qendrat e votimit dhe të eliminohet në kohën më të shkurtër të mundshme secili problem eventual që paraqitet.
Janë mbi 500 punëtorë që do të jenë të mobilizuar që nga koha e fillimit të votimit e deri në përfundim të saj. Ekipet do të jenë në dispozicion dhe të gatshëm për intervenim sa më të shpejtë për secilën qendër votimi. Kësaj liste i shtohen edhe 100 punëtorë rezervë në rast të kushteve të rënduara atmosferike. Të gjithë këta janë punëtorë në terren.
Plus kësaj, do të jenë edhe dhjetëra punëtorë të administratës që do ta bëjnë monitorimin nga qendra. Për herë të parë administrata do të menaxhojë ecurinë e furnizimit me energji elektrike gjatë zgjedhjeve në kohë reale përmes programit KOSOVANET për evidentimin e prishjeve dhe sistemi SCADA për kontrollin mbikëqyrës të nënstacioneve elektrike dhe marrjen e të dhënave të detajuara nga këto nënstacione.
Të njëjtën kohë, KEDS ka në dispozicion edhe gjeneratorë mobil të cilët mjaftojnë për furnizim emergjent të objekteve në rast se ndodh ndonjë e papritur. Gjithsej janë shtatë gjeneratorë mobil të shpërndarë në shtatë distriktet e KEDS anekënd Kosovës.
Për të eliminuar probleme eventuale teknike jashtë kompetencës së KEDS-it, kompania ka kontrolluar secilën pikë a ka gjenerator dhe a është funksional. Në rast të ndonjë problemi eventual, atëherë ne ato pika do të intervenohet me gjeneratorë mobil nga kompania.
KEDS gjithashtu ka kontrolluar të gjitha pajisjet e ndriçimit në qendrat e votimit paraprakisht në mënyrë që të sigurohet se secila nga to do të ofrojë ndriçim. Një pjesë të konsiderueshme të poçëve kompania i ka ndërruar vet, përkundër faktit se nuk janë përgjegjësi e kompanisë, pasi nuk ndizeshin. Kjo punë vullnetare e KEDS është bërë me qëllim që të këtë mbarëvajtje sa më të mirë të procesit dhe të jepet kontributi i përgjegjësisë shoqërore nga secili kur dihet rëndësia e procesit.
KEDS apelon tek të gjithë qytetarët e vendit se në rast të ndonjë defekti të lajmërojnë menjëherë kompaninë përmes kanaleve të komunikimit, duke thirrur në Qendrën e Thirrjeve pa pagesë në numrin 0800 791 00, e-mailit: contactcenter@keds-energy.com apo përmes mesazheve në faqen e KEDS-it në rrjetet sociale KEDS Energy.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City