LAJMI I FUNDIT:

Koalicioni AAK-PSD mban tubimin qendror zgjedhor në Prishtinë, të pranishmit shfaqen me plis në kokë

Koalicioni AAK-PSD mban tubimin qendror zgjedhor në Prishtinë, të pranishmit shfaqen me plis në kokë

Koalicioni AAK-PSD po mban tubimin qendror zgjedhor në Prishtinë.

Sipas njoftimit për media, ndryshe prej tubimeve tjera, ky koalicion kësaj radhe ka befasuar të pranishmit të cilët në karriget e tyre kanë pasur nga një plis. Pra në sallën e stërmbushur në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve ata janë shfaqur me plis në kokë.


Një simbolikë e bukur kjo që i ka lënë përshtypje shumëkujt që e ka parë këtë tubim.

Në këtë tubim po marrin pjesë kandidati për kryeministër nga ky koalicioni, Ramush Haradinaj, si dhe disa nga kandidatët për deputetë nga lista e koalicionit AAK-PSD./Telegrafi/