Shpenzimet e partive politike, për shkak të mungesës së transparencës vazhdojnë të mbeten të mbyllura duke mos deklaruar saktë harxhimet.
Përveç Lëvizjes Vetëvendosje që ka pranuar të tregojë vlerën e pretenduar të shpenzimeve para dhe gjatë fushatës, asnjë parti tjetër politike e kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, nuk ka qenë e gatshme të përgjigjet për shumën e ndarë.
Bekim Gashi, drejtues i sekretariatit për Financa në Lëvizjen Vetëvendosje, tha për Radion Evropa e Lirë se “shuma maksimale që Vetëvendosje ka planifikuar të shpenzojë për zgjedhje, që përfshinë periudhën nga 22 gusht deri me 6 tetor, është 565 mijë euro”.
Sipas tij, Vetëvendosje nuk disponon me një shumë të tillë të parave për shpenzim, por pret mbështetjen e qytetarëve përmes donacioneve.
Një pjesë e mjeteve, thotë Gashi, është kursyer nga Fondi për Demokratizim të Subjekteve Politike, nga pagesa e kuotës së anëtarësisë, si dhe shuma tjetër nga donacionet prej qytetarëve.
Partitë tjera politike ndërkaq, nuk kanë ofruar asnjë përgjigje në lidhje me shpenzimet e tyre. Po ashtu, në faqet e tyre të internetit nuk ekziston mundësia që të merren shënime rreth hyrje-daljeve, kur është në pyetje aspekti financiar.
Në Kosovë, sipas shoqërisë civile, ekzistojnë disa kompani private, që financojnë gati secilën parti politike, e të cilat më pas shpërblehen me dhënien e tenderëve publikë nga partia apo partitë që vijnë në pushtet.
Financimi transparent i partive politike është kërkesë edhe e Bashkimit Evropian dhe përsëritet nëpër raportet e progresit që publikon Komisioni Evropian.
Aty thuhet se transparenca e financimit të partive politike paraqet një komponentë esenciale të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City