Të gjithë e ndjejmë të ftohtin dhe nxehtin ndryshe, por disa njerëz vazhdimisht e kanë të ftohët dhe nuk e kanë idenë se përse ndodh kjo
Telegrafi më poshtë jua sjell arsyet se përse ndodh kjo.
Gjëndra juaj tiroide mund të mos jetë duke funksionuar mirë
Hipotiroidizmi është sëmundje ku gjëndra tiroide nuk është duke prodhuar mjaftueshëm hormon dhe kështu shpie në intolerancë të të ftohtit.
Hormonet tiroide ndihmojnë në rregullimin e metabolizmit dhe temperaturës, ndërkaq kur kemi mungesë të tyre ne e kemi të ftohët tërë kohën.
Simptomat tjera të hipotiroidizmit përfshijnë lodhjen dhe pulsin e ulët të zemrës.
Nuk jeni duke konsumuar mjaftueshëm ujë
Uji e shpejton metabolizmin, duke e ndihmuar trupin ta tretë ushqimin dhe të krijojë energji dhe nxehtësi. Nëse jeni të dehidratuar, ju keni mungesë të asaj energjie dhe nxehtësie që e ngrohë trupin.
Mund të keni anemi
Anemia është sëmundje tjetër mjekësore e cila mund t’ju bëjë të keni të ftohët në duar dhe këmbë.
Anemia ndodh kur trupi ka mungesë të qelizave të kuqe të gjakut të cilat e bartin oksigjenin në organe dhe inde.
Ekziston anemia e mungesës së hekurit që ndodh gjatë shtatzënisë, menstruacioneve apo humbjes së gjakut; dhe anemia e mungesës së vitaminave që shkaktohet nga ushqyerja e keqe.
Simptomat tjera të anemisë përfshijnë zverdhjen e lëkurës, rritjen e pulsit të zemrës, lodhjen, dhimbjet e kokës, etj.
Mungesa e gjumit
Gjumi i mirë është tejet i rëndësishëm për rregullimin e temperaturës së trupit, prandaj, nëse veç jeni duke pasur të ftohët vazhdimisht, arsyeja mund të jetë e thjeshtë – gjumi!
Vuani nga nënpesha
Kur jeni nënpeshë, ju thjesht nuk keni mjaftueshëm yndyrë trupore për t’ju mbrojtur nga i ftohti.
Nëse jeni duke humbur peshë me qëllim dhe duke i zvogëluar kaloritë që i konsumoni, atëherë kjo ndikon në metabolizëm dhe rregullim të temperaturës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çfarë është sindroma e dhimbjes miofasciale që shkakton ngurtësi të vazhdueshme?
Shkencëtarët zbuluan se sa orë në ditë duhet të ulemi, të flemë, të qëndrojmë në këmbë dhe të ushtrohemi
Është miratuar një trajtim i ri për një lloj kanceri të fshikëzës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'