LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Veseli vuri standard të ri në politikë me luftën kundër korrupsionit

Hoxhaj: Veseli vuri standard të ri në politikë me luftën kundër korrupsionit

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli ka vënë standard të ri në politikë me luftën kundër korrupsionit.

I ftuar në emisionin Debati Analizës në Dukagjini, Enver Hoxhaj ka thënë se Kadri Veseli me mos futjen në lista të personave që kanë aktakuza, ka vënë standard të ri në politikë në luftën kundër korrupsionit.


“Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka vënë standard të ri në politikë, sa i përket luftës kundër korrupsionit, duke ofruar zgjidhje në listën për deputetë, persona të cilët nuk kanë aktakuza”, ka thënë Hoxhaj.

Ai gjithashtu tha se nuk lufta kundër korrupsionit nuk ka nisur vetëm tash në fushatë nga ana e PDK-së tek para 2-3 vjetëve.