LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje në Lipjan: Secili e ndjen në zemër me 126 rrahje në minutë me programin e Lëvizjes

Vetëvendosje në Lipjan: Secili e ndjen në zemër me 126 rrahje në minutë me programin e Lëvizjes

Në shtëpinë e kulturës në Lipjan mbajtëm tubimin e radhës mobilizues. Salla ishte e mbushur përplot me të rinj, të cilët do të marrin pjesë edhe më masivisht në votimet e 6 tetorit.

Kandidati nga Lipjani Berat Reçica në fjalimin e tij u shpreh i bindur se siç rrëzohet shkëmbi kur nuk i ka tre këmbë ashtu do t’i rrëzojë edhe qeveria Kurti, rivalët politik të cilët nuk janë për shtet të së drejtës, shtet zhvillimor e shtet social.

Kandidati Reçica u bëri thirrje qytetarëve se, “nuk është marre me ndërru parti. Marr është me të vjedhë e më të mashtru për 20 vjet e t’i prap me i votu”.


Ndërsa kandidati jonë tjetër nga Lipjani Xhelal Haliti u zotua se Lëvizja dhe lista jonë fituese është zëri i qytetarëve dhe i të drejtave të tyre të përditshme, se me numrin 126 Kosova do të ketë mirëqenie, punë e jo skllavëri.

Kandidati Liburn Aliu mes brohoritjeve të pareshtura të qytetarëve tha se qeverisja Kurti me të keqen ballafaqohet me guxim ndërsa qytetarit i shërben me përulje. “Shtetin e ç’kap ai që pret me padurim ballafaqimin e madh dhe prandaj ne themi erdhi dita”, tha veprimtari dhe luftëtari Aliu dhe shtoi se, “me datën 6 tetor do të fillojë ç’kapja e shtetit, por do të ndodhë edhe çkapja e LDK-së prej PDK-së”.

Fitore Pacolli tregoi se Lëvizja do të fitojë sepse nuk shkon më që varfëria e pabarazia të jenë kaq të thelluara në Kosovë, që ushqimi të kushtojë më shumë sesa në vendet e Europës, ndërkohë që punëtorët paguhen shumë më pak sesa atje. Nuk shkon më me shkolla e spitale të mjeruara! Le ta bëjmë Kosovën shtet, tha kandidatja Pacolli, “që punon për të gjithë, fëmijë, burra, gra, punëtorë e pensionistë”.

Kandidati Glauk Konjufca shpjegoi se Lëvizja do t’i fitojë zgjedhjet sepse kemi programin që më së shumti i nevojitet vendit tonë, kemi njerëzit më profesionalë që i ka Kosova, kemi vullnetin e dijen për transformimin e vendit, kemi guximin për ta çrrënjosur krimin dhe korrupsionin, kemi ndjeshmërinë për ta ndërtuar barazinë e solidaritetin dhe mbi të gjitha e kemi njeriun e duhur për ta udhëhequr vendin.

“Lëvizja do ta luftojë mafian, do t’i konfiskojë pasuritë e bëra me krim e korrupsion dhe do t’i eliminojë e zhdukë monopolet e PAN-hajnisë”, tha ai.

Në përfundim të tubimit kandidati Konjufca u shpreh së me 7 tetor Kadri Veseli bashkë me Ramush Haradinajn do të marrin vesh se si luftohet korrupsioni dhe Vjosa Osmani ka me kuptu se kujt i beson popullit”.

Secili e ndjen në zemër me 126 rrahje në minutë me programin e Lëvizjes VETËVENDODSJE!. Secili e ndjen në zemër dhe ia merr mendja se erdhi dita e tij dhe e saj për t’u bërë pjesë e barazisë, drejtësisë e zhvillimit të vendit.

Në trend

Më shumë
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar  nga “Fundjavë Ndryshe”

Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”

Magazina
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Magazina
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Kalo në kategori