LAJMI I FUNDIT:

LDK e Gjilanit i vlerëson pronarët e bizneseve si heronjë e gjallë të ditëve të sotme

LDK e Gjilanit i vlerëson pronarët e bizneseve si heronjë e gjallë të ditëve të sotme

Kandidatët për deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lirije Kajtazi (6), Fatmir Rexhepi (20), Valentina Bunjaku Rexhepi (21), Imet Rrahmani (35) dhe Faton Bislimi (44), kanë mbajtur një takim të jashtëzakonisht të mirë me pronarë biznesesh gjilanase, prej të cilëve u rikonfirmua mbështetja e madhe.  

Kryetari i Shtabit Zgjedhor, Arben Mehmeti, në emër të kryetarit të Shtabit në nivel qendror, Lutfi Haziri, i ka falënderuar bizneset gjilanase për mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha fazat, ndërkaq tha se është me interes që të bisedojmë me ta për çfarëdo brenge apo shqetësimi që kanë, në mënyrë që të të zgjidhen në të ardhmen.


Kandidati për deputet nga LDK e Gjilanit, Fatmir Rexhepi (20), ka deklaruar se ajo që i pengon më së shumti bizneset është uzurpimi i ekonomisë të vendit, i monololeve që janë krijuar me ata që kanë bashkëpunuar me pushtetin në largim.

“Kjo situatë nuk mund të vazhdojë kështu. Si LDK nëse e marrim besimin tuaj, edhe në Parlament do të përpiqemi që me ekipin e profesionistëve, përmes kornizës ligjore, t’i bëjmë ndryshimet që e stimulojnë sektorin privat dhe krijojnë një ambient shumë më të sigurt për operim. Mbi të gjitha, duhet të bëjmë një pavarësi ekonomike”, tha Rexhepi.

Kandidatja për deputete, Lirije Kajtazi (6), i ka falënderuar pronarët e bizneseve për punën, mbështetjen e mi të gjitha, për bukën që e japin për qindra familje gjilanase.

Kandidati Faton Bislimi (44), tha se një shoqëri e zhvilluar nuk mund ta arrij në stadin më të lartë, nëse sektori privat çalon, duke i vlerësuar ata si kurrizi i zhvillimit shoqëror, për të shtuar se programi në krye me Vjosa Osmanin do të jetë ndihmesë i zhvillimit të veprimtarive të tyre.

Kandidati Imet Rrahmani (35) theksoi se LDK do të bëjë maksimumin për të krijuar lehtësira për operim sa më të suksesshëm të bizneseve, për të krijuar vende të reja pune.

Kandidatja Valentina Bunjaku Rexhepi (21), pronarët e bizneseve i ka cilësuar si heronjtë e ditëve të sotme, marrë parasyshë faktin se kanë krijuar mijëra vende pune.

Në takim ka marrë pjesë edhe kryetari i shoqatës Kosova-Shkup me seli në Brusa të Turqisë, Rexhep Gunduz, i cili tha mbështetja për Gjilanin dhe Kosovën do të vazhdojë edhe në të ardhmen në të mirë të qytetarëve.

Pronarët e bizneseve kanë kërkuar që në veçanti të përkrahen bizneset prodhuese.

Në trend

Më shumë
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Azia
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Magazina
Kalo në kategori